Një analogji shqiptare për humbjen e Matteo Renzi-t

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 02:04

Në referendumin e inicuar nga kryeministri italian, Matteo Renzi, vetëm 41% votuan pro propozimit të tij për ta ndryshuar sistemin elektoral, në mënyrë të tillë që partia që merr më shumë vota të ketë mundësinë të qeverisë e vetme ose në koalicion me ndonjë parti të vogël. Kundër këtij propozimi bënë fushatë parti të djathta, të ekstremit të majtë, të ekstremit të djathtë dhe anarkistët e 5 yjeve.

Një analogji e afërt shqiptare me këtë situatë do të ishte sikur Edi Rama të inicionte një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor, në mënyrë të tillë që partia që merr më shumë vota të ketë mundësinë të qeverisë e vetme ose në koalicion me ndonjë parti të vogël, dhe kundër këtij propozimi të bënin fushatë Berisha, Meta, Gjinushi, Idrizi, Duka, Blushi, Bojaxhiu, Mediu, Dule etj. Ndërsa përkrah Ramës të ishte vetëm Paskal Milo e Petro Koçi…

(Shenim: Ne zgjedhjet e 2013-es, PS-ja, si parti, mori 41% te votave ne rang kombetar)

e.z.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Vetem sa i takon organizimit, jo rezultatit! PS do te ndahej shume me mire se 41% dhe me siguri mbi 55%, ndoshta edhe 60% nqs pas LSI nuk do qendronin grupet mafioze nderkombetare! Zgjedhjet lokale te 2011 e treguan kete, ku PS i shpartalloi e vetme te gjithe dhe po te mos ishte nderhyrja e elementeve te huaj triumfi do ishte absolut! Vetem Shkodra me histori e ndikime sllave nuk ec ne nje rritem me Shqiperine! Te tjeret e dine qe pluralizmi eshte kot! Ka nje PS, kjo edhe mjafton!

Submitted by Kapllan (not verified) on

O Llono, po pse PS mer bir, mo mire thuj PPSH dhe ja ku jemi ne rregull te gjithe. Ah, meqe ra fjala, te dhjefsha PSne me gjithe Komitetin Qendror me ne krye shokun Edvin Kristaq Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.