Krim makabër në Korçë, 41 vjeçari mbyt dy fëmijët në gjumë dhe var veten (Foto)

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 11:58

Një krim makabar ka tronditur Korçën mëngjesin e kësaj të hënë. Një 41 vjeçar ka mbytur dy djemtë e mitur 4 dhe 7 vjeç dhe më pas ka varur dhe veten. Krimi ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që trupat janë gjetur mëngjesin e sotëm. Fëmijët janë mbytur në gjumë dhe më pas janë varur nga 41 vjeçari që po ashtu u gjet i vetëvarur në një nga dhomat e banesës. Çifti kishte rreth 6 vite të martuar dhe djali i madh ishte nga një lidhje e mëparshme e gruas. Sipas fqinjëve, gruaja e Naum Toshit, e quajtur Marsela punonte në një lokal nate. Mendohet se disaprovimi i 41-vjeçarit që Marsela të punonte një punë të tillë të ketë qenë shkaku kryesor i konflikteve në familje. Fqinjët thonë se Marsela e kishte denoncuar edhe më parë bashkëshortin e saj pasi e pengonte të punonte në klubin e natës. Ky i fundit i kishte lënë një letër babait ku i sqaronte aktin që do kryente.

Ngjitu lart dhe shiko! Babi un nuk te pyeta kur e mora gruan dhe spo te pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetes dhe femijet po i mar me vete! Ajo mori rruge tjeter! Nuk me degjoi qe te kthehej prane familjes dhe te hiqte dore nga jeta e rruges! Nuk u kujdes asnjehere per femijet ! Asnjehere nuk pyeti nese ushqeheshin apo jo! Ajo shkaterroi cdo gje! Dhe un ndaj po iki bshke me femijet e mi!

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.