"Fletërrufetë" pa emër të z. Lu

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 14:12

Sot u rishfaq me tone të forta ambasadori I SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Çështja e ligjit të Vettingut, përkthimit problematik të tij, duket se ka nervozuar selitë diplomatike kryesore, që gjenden nën akuzën se janë të njëanshme. Por më shumë sesa ky moment, Lu është dëshmuar I nervozuar nga ndjekja e rrugës proceduriale kushtetuese nga PD-ja dhe grupet e interesit, që po ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese një seri ligjesh. Në një optikë politike kjo do të thotë fitim I kohës dhe bllokim I zbatimit të ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve. Por Lu nuk ka munguar të kërcënojë, duke konfirmuar tërthorazi se në drejtim të Shqipërisë, administrate e re amerikane nuk do të ndryshojë gjë:

Gjykatës ose Prokurorë të korruptuar kërkojnë para ose favore seksuale në këmbim të mbrojtjes. Zyrtarë të lartë të korruptuar do të kapen nga ndryshimet kushtetuese të miratuara në korrik. Populli shqiptar duhet të presë që politikanë të lartë të korruptuar nga e djathta dhe e majta të përballen me drejtësinë. Politikanë të korruptuat dhe biznesmenë duhet të jenë të frikësuar dhe këtë po e shohim, për shkak të frikës së tyre ato po thonë gënjeshtra. Dhe sot ata kanë, sepse Kuvendi u bëri një dhuratë qytetarëve në Korrik me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe reformën në drejtësi. Populli shqiptar, mos i besoni gënjeshtrat që thonë për Gjykatën Kushtetuese, Euralius, apo ambasadoren e BE. Përkthimi është në rregull dhe kjo do të vërtetohet edhe nga përgjigja që Komisioni i Venecias do të japë. Dhe me mbështetjen e SHBA-së këto persona duhet të kenë frikë ”, tha Lu gjatë një simpoziumi. 

Parimisht ky qëndrim merr konsensusin e të gjithëve që mendojnë se duhet të bëhet reforma. Por teknikisht nuk mund të mos pyesësh: Me çfarë tagri premton drejtësi ambasadori? Dhe a është i ndërgjegjshëm se një deklarim i këtillë lexohet – të paktën aktualisht – si mbështetje për qeverinë?

Sigurisht që z. Lu nuk vuan për informacion si shumë prej nesh. Por ky avantazh nuk mund të tolerojë për një kohë të gjatë këtë lojë shantazhi që vijon prej gati 2 vitesh pa asnjë rezultat. Për më tepër që korrupsioni është një dukuri që nuk ndahet dot nga perceptimi. E ky perceptim negative rëndon edhe mbi qeverinë aktuale, mbi kryeministrin që ka marrë në mbrojtje akte që përndryshe duhet të trajtohen nga gjykata.

Shikoni sesi kryeministri shqiptar Edi Rama, e shet vullnetin politik që ai presupozon se ka kundër korrupsionit.

Lufta kundër korrupsioni nuk është vetëm denoncim dhe hetim...Në këtë pikë unë jam krenar që ne kemi marrë një rrugë reformash të thella që synojnë ndryshimin e sistemeve në çdo sektor. Si shembull: Ne trashëguam një gjendje të rëndë në sektorin energjitik…sot ne jemi në përfundim të një projekti që do të sjellë lexueshmërinë në rrugë elektronike…Po ashtu, për emërimet e mësuesve, që ishin të lidhura me një sistem. Por për shkak se sistemi ishte tërësisht i paqëndrueshëm, korrupsioni bënte  kërdinë sepse këtë e përcaktonte aftësia paguese. Ne hapën portalin Mësues për Shqipërinë ku rankohen të gjithë ata që duan të hyjnë në sistemin tonë arsimor”.

Nisma të admirueshme por vështirë se ka ndonjë shqiptar të shohë te OSHEE-ja e sotme atë bletën punëtore që kërkon të imponojë zotëria. Apo të pranojë këtë reform të arsimit, kur vetëm një javë më parë një skandal në universitetin e Shkodrës na kujton se asgjë nuk ka ndryshuar. Zotëria nuk është në gjendje të flasë për prokurimet publike, për konçesionet për të cilat ka shumë audite problematike dhe mbyllje hetimesh nga Prokuroria. Për të gjitha këto natyrisht që ka të dhëna, por lufta ndaj korrupsionit ose duhet mbaajtur “poshtë”, te hajduti I energjisë, ose do konstatuar si e pamundur me një drejtësi që nuk funksionon. Këto janë dy aspekte të një problem, përçues I të cilit është edhe kjo qeveri, por nuk janë Problemi.

Në këtë kuadër z. Lu është mirë që kur u drejtohet shqiptarëve t’u japë një minimum sigurie, se nuk flet badihava: 

Është edhe z. Rama i korruptuar? Apo sa afër z. Rama i ka shtrirë tentakulat korrupsioni?

Është e besueshme të mendohet se janë të paktë ata që nuk e mendojnë se këto pyetje kanë përgjigje pohuese më shumë sesa mohuese. Deri sa këto t’i vërtetojë gjykata, deklaratat e z. Lu ngjajnë më shumë si diversione, pasi nuk ka as tagrin për gjykim, por nuk po zbulon as emra, përderisa ka marrë një rol publik në këtë çështje.

 

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Unë kam shumë respekt për popullin kinez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.