Presidenti grek Pavlopulos: Veto për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Postuar në 04 Dhjetor, 2016 16:46

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, ka paralajmëruar me veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian. “Për sa kohë që Shkupi vazhdon në rrugën e rivendikimeve ndaj Greqisë, nuk do mund të ketë perspeëktivë europiane”, ka deklaruar Pavlopulos në një intervistë për televizionin publik grek, ERT, që u transmetua të dielën në mesditë.

FYROM dëshiron që në një moment të anëtarësohet në Bashkimin Europian. A nuk e dimë që e drejta themelore europiane i imponon një vendi që bëhet anëtar i BE-së, të mos ketë pretendime rivendikuese ndaj një shteti tjetër anëtar? Kur mban një emër që nënkupton rivendikime, si mund ta pranosh? Më pyesin disa, përse thua veto? Iu përgjigjem se kjo veto është veto e një vendi europian që do të ftohet të vendosë nëse duhet që Shkupi të futet në BE. Vetoja është sepse Shkupi nuk përmbush standardet europiane. Dhe ky nuk është një qëndrim i Greqisë, por është një qëndrim europian. I themi Shkupit, për sa kohë vazhdoni në këtë rrugë, nuk mund të keni perspektivë europiane

Që nga pavarësimi i Maqedonisë, Athina nuk e njeh vendin fqinj me emrin kushtetues, pasi pala greke pretendon se përdorimi i emrit Maqedoni përmban rivendikime territoriale ndaj Greqisë. Për këtë arsye, Athina ka bllokuar që prej vitit 2008 anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe është e prirur të bëjë të njëjtën gjë edhe kur të shtrohet anëtarësimi i vendit fqinj në BE.

Megjithëse në intervistë presidenti grek ka folur për problemet aktuale që Greqia ka me fqinjët, është përqendruar vetëm tek ato me Turqinë dhe Maqedoninë, ndërsa nuk ka bërë asnjë referim për Shqiëpërinë, edhe pse raportet Athinë[-Tiranë vazhdojnë të jenë të acaruara.

http://webtv.ert.gr/katigories/enimerosi/04dek2016-eponimos/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.