Amaneti i Castros: Asnjë përmendore pas vdekjes

Postuar në 04 Dhjetor, 2016 11:22

Raul Kastro, drejtuesi kryesor shtetëror në Kubë dhe vëlla i Fidel Castros, i ndarë pak ditë më parë nga jeta, ka paralajmëruar se Kuba do të ndalojë ngritjen e përmendoreve, apo emërtimin rrugëve me emrin e vëllait të tij. Ky ka qenë edhe amaneti i liderit të Revolucionit kuban, që del kështu nga radha e drejtuesve të tjerë komunistë, të veneruar deri në ekazgjerim.

"Kjo kumtesë është publikuar mbrëmë, një javë pas zisë kombëtare për vdekjen e Fidel Castros e në prag të vënies së urnës me hirin e trupit në Santiago de Cuba, transmeton AP.
Udhëheqësi revolucionar ka hedhur poshtë çfarëdo trajte të kultit të personaliteti e për këtë ka qenë i vendosur edhe në çastet e fundit të jetës së vet, duke insistuar që pas vdekjes së tij asnjë institucion, rrugë, park ose vend tjetër publik, të mos bartin emrin e tij, që kurrë mos t’i ngrihen buste, statuja ose forma të tjera nderimi”, ka thënë Raul Castro para masës madhe të njerëzve tubuar në Santiago", raporton "Koha Ditore".

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky e ka pare qe heret a vone te gjithe mender liderve te medhenj ua kane pshurrur permendoret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.