Ukraina nis testimin e raketave në kufirin me Krimenë, Rusia mobilizon 55 mijë trupa

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 12:08

Prej dy ditësh Ukraina  ka nisur testimin  e raketave  në Krime duke shkaktuar zemërim te Rusia e cila ka mobilizuar forcat e saj ajrore dhe ujore në Detin e Zi. Volodymyr Kryzhanovsky, një zyrtar ushtarak nga Ukraina u shpreh se ushtrimet ushtarake po zhvillohen në jug të Ukrainës dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Por Rusia nuk mund të tolerojë një gjë të tillë, dhe përgjigjet duke dërguar 55 mijë forca të saj në Krime e duke i lajmëruar për një gjendje emergjente.Autoritete ruse akuzojnë Ukrainën se po provokon duke krijuar një situatë të tensionuar. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se nuk e dinte nëse Presidenti Putin kish urdhëruar ministrin e mbrojtjes për të përgatitur një përgjigje ushtarake ndaj testeve të Ukrainës.

Ndërsa  zyrtari  ukrainas u shpreh se forcat e vendit të tij janë  dispozicion për cfarëdolloj zhvillimi. Rusia ka shtrirë forcat e saj ushtarake në shumë zona duke përfshirë edhe Krimenë. Që prej janarit 2017, të paktën 300 marinsa amerikanë do të vendosen në Norvegji, si pjesë e masave për të siguruar aleatët më lindorë të NATO-s për angazhimin serioz të aleancës ndaj tyre. Sipas analistëve, mesazhi i aleancës është i qartë: dimri dhe acari nuk janë më armët ekskluzive të Rusisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.