Rastësi? Një nga gabimet në përkthimin e draftit dërguar në Venecia lidhet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 21:34

Zbardhen gabimet në përkthimin anglisht të Kushtetutës, që i është dërguar Komisionit të Venecias. Janë 3 nene të aneksit kushtetues, të cilat janë përkthyer gabim e per të cilat PD i është drejtuar me një letër Komisionit te Venecias.

Bëhet fjale per Nenin B, ne aneksin e Kushtetutës, i cili parashikon detyrat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në variantin anglisht është shtuar pjesa “ në përputhje me rregullat që përcaktohen në ligj”, një përcaktim qe nuk ekziston ne variantin shqip.
Kujtojmë se roli i OMN-së ishte çështja kryesore në negociatat e verës.

Gabimi tjetër është ne Nenin C; ku versioni anglisht thotë se “Komisioni dhe kolegji i apelimit, mund te publikoje informacionin dhe te mbaje parasysh komentet qe vijnë nga publiku”, ndërkohë qe Kushtetuta ne gjuhen shqipe sanksionon se: “Komisioni dhe kolegji i apelimit publikojnë vendimet e tyre, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku.”

Per te gjitha gabimet qe ekzistojnë ne Kushtetutën ne variantin anglisht, Partia Demokratike ka vene ne dijeni Komisionin e Venecias, ndërkohë qe nga ana e saj edhe Gjykata Kushtetuese pas ankesave te opozitës, ka korrigjuar gabimet ne përkthimin e ligjit te vetingut, duke i dërguar “Venecias” nje version te ri te draftit per rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve...

http://vizionplus.al/zbardhen-gabimet-ne-perkthim-te-kushtetutes/

"Vizion Plus"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.