Kush po luan me Vettingun? Përkthimi jo i saktë i draftit, përgjegjësi apo lojë e EURALIUS? Lajme se kreu i misionit, Deville, është tërhequr nga Shqipëria

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 16:34

Televizioni Klan ka akuzuar sot publikisht misionin Euralius si autor të përkthimit të keq të draftit për Vettingun, i cili iu dërgua Komisionit të Venecias. Në një kronikë ku në foto shfaqej kryesuesi Rainer Deville, televizioni kombëtar “Klan” nënvizonte ndër të tjera se “është provuar zyrtarisht se misioni që asiston vendin tonë në Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë është autori i përkthimit të gabuar të ligjit të Vettingu-t që i është dërguar Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese”.

Për pasojë, pas konstatimit për keqpërkthim, Gjykata Kushtetuese ka ridërguar draftin duke marrë në konsideratë pretendimet e Partisë Demokratike. Gabimi me përkthimin përbën një skandal dhe i heq kryeministrit të drejtën të akuzojë se kjo është një lojë.

Aq më tepër që sot u bë e ditur në mediat online se drejtuesi i Euralius, Deville, është tërhequr nga Gjermania nga misioni. Ndonëse nuk jepen shpjegime nuk është pa vend të aludohet se këto ngjarje të vogla në dukje, kanë cenuar besimin e palëve dhe kanë ekspozuar shumë njëanshmërinë e misionit. I cili u vu në qendër të akuzave nga opozita edhe gjatë verës kur diskutohej kalimi i ndryshimeve kushtetuese. Në çdo rast, nëse lajmi për largimin e Deville është i vërtetë, ky u fundit u detyrohet një sqarim opinionit shqiptar, të cilit i ka bërë leksione për të drejtën për muaj me radhë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.