Vetting-u, shkon për herë të dytë në Venecia. PD gjen gabime në variantin e përkthyer nga Euralius

Postuar në 30 Nëntor, 2016 21:43

Gjykata Kushtetuese i ka ridërguar edhe njëherë Komisionit të Venecias, ligjin e Vetting-ut, pas ankesës së Partisë Demokratike se varianti i dërguar në Venecia, mbi të cilit pritet një opinion ka patur gabime në përrkthim. “Tv Klan” raportoi se pretendimet e opozitës janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka sqaruar se përkthimi i Ligjit që mbërriti në Komisionin e Venecias në 25 Tetor ishte bërë nga ekspertët e misionit Euralius.

Pas evidentimit të parregullsive në variantin e përkthyer nga Euralius, Gjykata Kushtetuese ka thirrur ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pas rregullimeve varianti i përkthyer i Ligjit të Vetting-ut i është dërguar me urgjencë në orët e pasdites të së mërkurës Komisionit të Venecias.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Basha mësohet se t'u ketë thënë deputetëve se përkthimi jo korrekt i ligjit prek ato dispozita, të cilat Partia Demokratike i quan antikushtetuese.

Mbetet e paqartë nëse Gjykata Kushtetuese do të presë oponionin e dytë të Venecias për t' u shprehur lidhur me ligjin e Vetting-ut, zbatimi i të cilit është një nga kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Për këtë Ligj Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet në 10 dhjetor, 5 ditëpara se samiti i BE-së të vendosë për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.