Imami i Unazës së Re: Ditë më të vështira po vijnë për myslimanët

Postuar në 30 Nëntor, 2016 22:18

Imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali ka folur për mediat pasi Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dha vendimin për 9 “xhihadistët” që rekrutonin luftëtarë për ISIS. Sipas tij po vijnë ditë të vështira për myslimanët, ndërsa sulmoi sërish Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, që sipas tij është në varësinë e organizatës së Fetullah Gulen.
“Nuk pritej asnjë ndryshim edhe nga apeli, sepse edhe Gjykata e Apelit është pjesë e këtij sistemi drejtësie Gjithë besimtarët myslimanë nuk do të presin mirësi, vetëm kohë të vështira do t’i vijnë të gjithëve. Vetëm ditë më të keqiaja dotë vijnë. Terrori po shtohet ndaj besimtarëve mylsimanë. Unë po flas si një hoxhë, si një imam”, tha Ali. Të mërkurën Gjykata e Apelit dha vendimet për të akuzuarit për terrorizëm. Ulje pati vetëm për ata që kishin pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërsa për të tjerët u lanë në fuqi vendimet e shkallës së parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.