Goditje për Internetin, Franca shkon përtej Gjykatës Europiane për "të drejtën për t'u harruar"

Postuar në 30 Nëntor, 2016 14:10

Franca mund të krijojë kushtet që liria e shprehje të marrë goditje në shkallë globale. “Electronic Frontier Foundation”, një ent që është shumë aktiv në mbrojtjen e të drejtave në botën dixhitale – shkruante dje për një vendim të marrë së fundmi në Francë e që ka të bëjë me “të drejtën për t’u harruar”. Kjo e drejtë e detyron “Google”, motorri më i madh i kërkimit, që të fshijë të dhënat apo lidhjet e caktuara që kërkohen, në mënyrë që ato të mos shfaqen gjatë kërkimit. Mirëpo kjo kërkesë që ka provokuar debate këto vitet e fundit, në Francë po çohet më tej. Sipas EFF-së, në këtë vend e drejta për t’u harruar e detyron Google që të bëjë fshirjen, jo vetëm për përdorues nga Franca, por për të gjithë përdoruesit në botë.

Ky është një hap që shkon shumë larg dhe mund të bjerë ndesh me të drejtat e përdoruesve në vende të tjera, përfshirë ato të mbrojtura nga ligjet dhe Kushtetuta e SHBA-së

shkruhet në në artikullin e "EFF".

https://www.eff.org/deeplinks/2016/11/we-wont-let-you-forget-it-why-we-o...

Vendimi i marrë në Francë nga Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe i Lirisë merr shkas nga një vendim i Gjykatës Europiane të Drejtësisë i vitit 2013, por ai shkon më tej, duke kërkuar që çdo kërkesë që bëhet nga brenda dhe jashtë BE-së për linke apo të dhëna të caktuara të eliminohen.

Kjo do të dëmtojë internetin në shkallë globale”, shkruan Kate Tummarello, që shton se këtu çështja ndërlikohet nga trajtimi I larmishëm ligjor që kanë vende të ndryshme. P.sh në SHBA, “ndërmjetës si Google nuk janë ligjërisht përgjegjës për ublikimin apo hostimin e informacioneve të krijuara nga të tjerë”.

Më tej akoma, E drejta për t’u Harruar ka implikime edhe për aktivitetin online që prek qeveritë, akte dhe informacione për të cilat publikohen jo rrallë në rrjet.

Analogjikisht mund të sjellim në mendje argumentin që bënte “Yahoo”, agregatori I madhe I lajmeve dhe njëkohësisht hostuesi I rrjetit ndër më të mëdhenj të adresave elektronike, kur doli në dritë çështja se agjencitë e sigurisë në SHBA I kishin kërkuar asaj të jepte të dhënat e mbi 500 milionë përdoruesve. “Yahoo” u mbrojt duke thënë se “zbatojmë ligjin amerikan”, ndërkohë që përdoruesit e saj mund të jenë edhe nga vende të tjera. Është e vërtetë që paraprakisht të jepet një marrëveshje privatësie, por që nga koha kur Yahoo nis punën e deri më sot, kohët kanë ndryshuar shumë. E njëjta gjë vlen edhe për “Facebook” dhe ndoshta këto ndërhyrje massive kanë çuar në aktin e marrë nga Franca, që siç shënon “EFF” mund të krijojë një precedent që do të ndiqet nga shumë shtete. Dhe kjo me të vërtetë që do të jepte goditje të fortë për internetin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.