Shënohet sulmi i parë xhihadist kundër Izraelit

Postuar në 28 Nëntor, 2016 09:41

Xihadistët e ISIS kanë ndërmarrë sulmin e parë kundër Izraelit. Katër militantë të shtetit islamik në tentativë për të kaluar kufirin nga Siria, kanë hapur zjarr mbi ushtarët izraelitë.
Sipas ushtrisë izraelite katër xhihadistët u vranë në Lartësitë Golan, pas një shkëmbimi zjarri me ushtarët që ruanin kufirin. Ushtarët izraelitë u sulmuan me armë automatike granata, por askush prej tyre nuk u plagos. Katër xhihadistët ishin pjesë e grupit Shuhada al-Yarmouk, degë e shtetit islamik në rajon. Në të kaluarën ka pasur sulme me armë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por kjo është hera e parë që kryhet një sulm i drejtpërdrejtë mbi ushtarët izraelitë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.