104 vjet...

Postuar në 28 Nëntor, 2016 14:54

Sot mbushen 104 vjet nga 28 nëntori 1912, dita kur një përfaqësi shqiptarësh nga të gjitha trevat, deklaruan në Vlorë mëvetësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Kjo datë ka hyrë në historinë e shqiptarëve si një nga momentet më përcaktuese në rrjedhën kombëtare dhe si e tillë ajo ka fituar një solemnitet të pacenuar.

Dhe në fakt 28 nëntori, pavarësisht sesi u realizua dhe u kurorëzua duhet të jetë një ditë e tillë. Pasi ciladoqofshin hollësitë njerëzore dhe koniunkturat që çuan tek ajo, sërish, Dita e Flamurit, siç është për zakon të quhet, është një ditë shumë e rëndësishme, vendimtare madje për atë që jemi sot. Por edhe për atë që shumëkush dëshiron të jetë.

Mesazhi kryesor i saj qëndron ende në këmbë dhe ka sfiduar marrëzitë tona në një shekull: Mëvetësia dhe liria, edhe nëse janë ende në realizim, kanë forcë të madhe emancipuese si bazat e dokumentit kryesor politik të shqiptarëve të shekullit të kaluar, e me gjasë edhe të këtij shekulli.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.