KE-ja konfirmon qëndrimet e Gunther Krichbaum: "Shekulli" referon raportin vjetor: Shqipëria, republikë e kanabisit, zë 2.5% të PBB-së

Postuar në 27 Nëntor, 2016 16:10

Të ardhurat ilegale nga bimët narkotike, kanabis sativa në Shqipëri zënë 2,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”. Kjo theksohet në raportin e Komisionit Europian që vlerëson ecurinë e vendit tinë për vitin që po mbyllet. Është një përfundim që i heq qevrisë shqiptare çdo alibi që ka hedhur deri më tani, ndërkohë që po ky dokument - i referuar nga gazeta "Shekulli" por pa e publikuar atë, nënvizon se “fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të drogës, vitet e fundit është përhapur shumë”(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=532220&trafiku-i-droges-dhe-boset-zb...).

Këto vlerësime e ngrejnë çështjen e drogës në Shqipëri në kusht për hapjen e negociatave, duke sqaruar përfundimisht edhe opinionin publik se deklaratat e ditëv të fundit të Gunther Krichbaum, depyteti gjerman i partisë së Angela Merkel, nuk ishin personale.

Në prezantimin e tij të 7 pikave të cilat Shqipëria duhet të përmbushë, Krichbaum vendosi edhe:

Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër trafikut të drogës. Në luftën kundër krimit të organizuar rezultatet janë të pamjaftueshme. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë shënuar hapa pas!”.

Po kështu tingëllon qesharake ajo deklarata e kryeministrit që e cilësonte Krichbaum si deputet skutash të gjetur nga Lulëzim Basha për të blllokuar integrimin. Në fakt integrimin e bllokon qeverisja e Edi Ramës që ka në tavolinë tashmë një maket të Shqipërisë së vërtetë që ka krijuar vetë: Shqipëria e drogës dhe e krimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.