Rusia vendos rregulla të reja: Çdo i huaj që hyn në vend, dorëzon gjurmët e gishtërinjve

Postuar në 26 Nëntor, 2016 19:14

Rusia i bashkohet vendeve që aplikojnë masa sigurie në funksion të krijimit të një baze të dhënash të zgjaruar dhe me akses të shpejtë. Agjencia “Interfax” njofton se së shpejti në të gjithë aeroportët e Moskës do të aplikohet dhënia e gjurmëve të gishtërinjëve për të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në vend. Aktualisht gjurmët e gishtërinjve kërkohen vetëm për disa kategori njerëzish që aplikojnë për leje pune. Po kështu qytetarët e Britanisë së Madhe, Danimarkës, Birmanisë dhe Namibisë i janë nënshtruar këtij detyrimi që nga viti 2004. Rusia ka të depozituara gjurmët e gishtërinjve të 7 milionë njerëzve. 

 

https://themoscowtimes.com/news/russia-to-begin-compulsory-fingerprintin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.