Nishani u kërkon deputetëve të rrisin buxhetin e Mbrojtjes: Nuk përmbushim dot angazhimet në NATO

Postuar në 26 Nëntor, 2016 11:22

Presidenti Nishani u është drejtuar me një letër deputetëve të kuvendit ku shpreh shqetësimin për buxhetin e cunguar të ushtrisë, duke theksuar se ai është i pamjaftueshëm për angazhimet që ka marrë Shqipëria në kuadër të zaleancës.
"Nënvizoj me shqetësim konstatimin se draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO dhe angazhimi i nënshkruar nga 28 Kryetarët e Shteteve të NATO-s në Samitin e Varshavës, Poloni. Në këtë pikë, vlerësoj se edhe këtë vit buxheti i planifikuar nuk reflekton shqetësimet serioze të ngritura në mënyrë konstante nga aleatët tanë strategjikë dhe vendet partnere të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake ku kemi nderin të bëjmë pjesë.
Prandaj, nëpërmjet kësaj letre-mesazh çmova të domosdoshme të ndaj me Ju vlerësimet dhe shqetësimet e sipërpërmendura, duke shpresuar njëkohësisht se ato do te lexohen, adresohen në mënyrë konsensuale dhe do të reflektohen, duke e rritur jo më pak se 1 % të PBB-së buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017, për të përmbushur arritjen e objektivave madhore në fushën e mbrojtjes, për t’iu përafruar sa më shumë të mundemi detyrimeve të përcaktuara në dokumentat strategjikë të miratuara nga Kuvendi, si edhe për të vijuar të ndërtojmë marrdhënie serioze partneriteti me NATO"-thekson Nishani

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.