Drejt përballjes tregëtare mes SHBA-së dhe Gjermanisë

Postuar në 26 Nëntor, 2016 12:58
Marrëdhëniet ndëratlantike, të nënvizuara si jetike për sigurinë e Europës, por edhe si paradigmë de facto e asaj që njihet si Arkitektura e Sigurisë Ndërkombëtare, duket se kalon aktualisht në provën e saj më të madhe. Ajo konsiston në raportet me Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që gjatë Luftës së Ftohtë prevalonte në aspektin ushtarak fërkimet ekonomike. 
 
Këto të fundit pritet të marrin peshë me presidentin e ri amerikan, Donald Trump, i cili ka patur si artikulim konstant një lloj viktimizimi ekonomik të SHBA-së në favor të aleatëve të saj, por edhe për avantazh të vendeve si Kina. 
 
Në një analizë publikuar në revistën "Der Spiegel", vihet theksi pikërisht te kjo përballje, që vendos Gjermaninë përballë SHBA-së në interesat tregëtare. 
 
"Qeveria gjermane është e shqetësuar se mund të vijë në vëmendje të Trump njësoj si Kina", shkruan autori Christian Reiermann. 
 
"Ka shumë arsye për këtë. Surplusi gjerman nuk ka qenë asnjëherë më i lartë se këtë vit dhe asnjëherë më parë ky surplus nuk ka përfaqësur si tani, një shpërndarje kaq domethënëse të prodhimit të brendshëm. Për t'i përkeqësuar gjërat është edhe fakti se SHBA-të janë konsumatori më i madh i eksporteve gjermane", shton ai, duke sqaruar se çfarë është surplusi:
"Një përmasë e tillë surplusi(8-9% këtë vit) vjen kur një vend prodhon më shumë sesa konsumon dhe merr më shumë të ardhura nga jashtë sesa investon". 
 
çka do të thotë se në situatën aktuale, SHBA-të janë një lloj çelësi për stabilitetin ekonomik gjerman sa kohë konsumon më shumë nga të gjithë prodhimet gjermane. Kjo sjellje e Gjermanisë është parë përherë si problematike përderisa duke përmirësuar ekonominë e vet, Gjermani krijon probleme për të tjerët.  
 
"Në vend se të blejë produkte nga jashtë, gjermanët preferojnë të kursejnë", nënvizon autori. 
 
Në Berlin kanë një argument për këtë: rënia e euros dhe çmimi i ulët i naftës. Për më tepër që vetëm "1% e surplusit të Gjermanisë është rezultat i vendimeve politike mbi të cilat ka kontroll Berlini zyrtar". 
 
"Pjesa më e madhe e surplusit është prodhim i tregut dhe vendimeve të aktorëve të tregut", thonë në Berlin. 
 
Mirëpo ky bum eksportesh po mban në këmbë një mirëqenie që mund të marrë goditje. Pasi është e qartë se ajo konkuron në mënyrë të pamëshirshme prodhimin në SHBA. Trump ka folur shpesh për rivalitetin e Kinës në këtë drejtim. Por Kina konkuron me krah të lirë pune dhe me kosto të ulëta investimi, një anë kjo që nxit investitorët amerikanë të largohen drejt këtij vendi, apo të ristrukturojnë drejtimin e sipërmarrjeve të tyre. Rasti i konkurencës në prodhimin e çelikut, që u trajtua me shqetësim pak muaj më parë është shumë i qartë në këtë drejtim.
 
Tjetër punë me Gjermaninë, e cila ngjan sikur plotëson efketin kinez në SHBA: nëse ekonomia kineze po heq investitorët amerikanë nga SHBA-ja, surplusi dhe eksporti gjerman po përmbyt tregun duke dekurajuar biznesin në SHBA. Kjo qasje i jep SHBA-së pamjen e një ekonomie që konsumon mallin e të tjerëve, çka është larg të vërtetës. Por shifrat duket se janë shqetësuese dhe siç thotë Reiermann, "çështja është a do të bjerë dakord Trump". 
 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.