Teoria e re “anti-Krichbaum”, Bushati: Në BE mungon shpirti i zgjerimit

Postuar në 25 Nëntor, 2016 19:48

Disa ditë më parë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehej optimist për mbështetjen që qeveria gjermane i jep vizionit siç e quajti ai të qeverisë shqiptare për integrimin. Në një intervistë për Deutsche Welle(http://www.respublica.al/2016/11/24/shoku-gjerman-p%C3%ABr-negociatat-p%C3%ABrg%C3%ABnjeshtroi-edhe-ministrin-e-jasht%C3%ABm-%E2%80%93-ditmir-bushatin-), ndër të tjera Bushati shprehej pas takimit me homologun gjerman Steinmeier: 

"Mora një mbështetje të pakushtëzuar nga ana e Gjermanisë për këtë vizion që ne kemi parashtruar, jo thjesht zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe hapat e koordinuar që do të hedhim si hapa parapërgatitorë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim". 

Mirëpo deklaratat e Krichbaum kanë tronditur qeverinë e cila duhet të lëvizë tani për të korrigjuar diçka. Pasi është e qartë se edhe nëse do të besojmë se deputeti gjerman i kishte deklarata personale ato që bëri, askush, as edhe Majlinda Bregu, ekspertja e sapozbuluar e çështjeve të integrimit, nuk tha se çështjet që ngriti deputeti nuk qëndrojnë. Droga, krimi, korrupsioni, janë pasaporta e Shqipërisë dhe për këtë nuk duhet keqdashje ta shikosh.

Sot ministri i Jashtëm, Bushati ka dalë në një tjetër intervistë për “EuroAktiv” cila është kuruar nga Top-Channel me këtë titull:

“Bllokimi i negociatave, Bushati: Në BE mungon shpirti i zgjerimit”. Çka do të thotë se “jo” që u paralajmëruar po synohet të vihet në kontekstin e një fryme në BE, jo të një qasjeje konkrete për Shqipërinë e zhytur në trafiqe e korrupsion.

Ka një nivel shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve të BE dhe atyre të Ballkanit. Por kur flitet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, shpesh herë ka një mungesë të shpirtit politik. Procesit i mungon shpirti në përgjithësi. Ndonjëherë ne harrojmë se zgjerimi i BE në Ballkan është simboli i të tërës dhe Europës së lirë”, ka thënë Bushati.

Më tej:

I pyetur se nëse sheh një fokusim të BE-së nga Lindja, pas daljes së Britanisë, Bushati sërish shprehet skeptik.

Unë nuk mendoj se fokusi i Europës po zhvendoset në këtë drejtim. Përveç kësaj unë nuk mendoj se vendet tona do të jene gati për anëtarësim në BE së shpejti. Është më shumë për të vënë së bashku një strategji të përgjegjshme në mënyrë që shoqëritë tona janë të përgatien për anëtarësim, kur ai do të vijë”, ka thënë Bushati”, raporton TCH.

Nuk do shumë mend as lodhje t’i bësh një konspekt këtyre prononcimeve: Të shkruajmë alibinë. Nuk kemi faj ne, por fryma e BE-së që nuk ka shpirt politik për zgjerimin. Edhe pse kur të vijnë raportet, qofshin pozitive apo negative, ato do të kenë të shkruara vlerësimet dhe se çfarë duhet realizuar. E kjo kërkon një përgjigje nëse Shqipëri i plotëson apo jo kushtet. Ndaj për momenti këto “përralla” të ministrit duhen lënë mënjanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.