Në përgjim nga SHSH komunikimet në What's Up, Viber e Facebook. Gati blerja e një pajisjeje të re përgjuese

Postuar në 25 Nëntor, 2016 10:06

Së shpejti nën përgjimin e Shërbimit Informativ Shtetërore do të jenë edhe komunikimet në What's Up, Viber e Facebook. Në mbledhjen me dyert të mbyllura të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, SHISH kërkoi një fond për të blerë një pajisje të re përgjuese që i përshtatet kohës dhe avancimit të teknologjisë. "Pajisja aktuale që përdor aktualisht shërbimi nuk ka aftësinë për të kryer përgjime në teknologji të avancuara”, mësohet të ketë deklaruar përfaqësuesi i SHISH në Komisionin e Sigurisë Kombëtarë.
Bëhet fjalë për përgjimin e programeve të reja “Watsapp”, “Viber” dhe “Facebook”, për të cilat drejtuesit e SHISH u shprehën se nuk mund t’i përgjojnë dot me pajisjet që kanë në dispozicion raporton Panorama.
Përfaqësuesit e shumicës kanë mbështetur kërkesën e zyrtarëve të SHISH, duke kujtuar se për çështjet e Sigurisë Kombëtare, nëse është e nevojshme, duhet të sakrifikohen edhe buxhete të tjera. Parimisht kërkesa e zyrtarëve të SHISH është mbështetur edhe nga përfaqësuesit e opozitës, por megjithatë gjatë seancës nuk kanë munguar edhe qëndrimet politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.