Kryeministri ka filluar të bëjë karagjozin, sqaron punët e Europës në Peqin duke gënjyer dhe sulmuar sërish Gjykatën Kushtetuese (Video)

Postuar në 25 Nëntor, 2016 13:59

Teksa lypsej të jepte publikisht shpjegime për pasqyrën e zezë që deputetët e Bundestagut i bën leximit të situatës në Shqipëri dhe paralajmërimin se pa përmbushur disa kushte vendi nuk mund të hapë negociatat e anëtarësimit para pranverës së vitit 2018, kryeministri Rama zgjodhi fshatarët e Peqinit për të treguar se si i kemi punët me Evropën, duke mos mbajtur si gjithmonë asnjë përgjegjësi.

Përveçse ka treguar një bilanc të rremë për reformat që sipas deputetëve gjermanë kanë mbetur vetëm në letër kryeministri na ka gënjyer edhe për kredencialet e politikës sonë të jashtme në Bruksel dhe ajo që është më e rëndësishme për konsideratat që kanë për të dhe Shqipërinë në Berlin. Me deklarata kryeministri na ka çuar më kohë në Evropë, duke na thënë se negociatat me Shqipërinë janë hapur qysh pas progres-raportit, por deklaratat e sotme në Peqin flasin për një mungesë të theksuar serioziteti të këtij që kemi për kryeministër.

Gënjeshtra e parë; Na tha se Merkel të hënën e pret krahëhapur për t'i dhënë lajmin e mirë e të shumëpritur se Shqipërisë do çelet rruga për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por sot nga Peqini tha se "frëngu" nuk i toleron ca gjëra. "Europa na e ka bërë të qartë se duhet të pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit përpara se të ulemi të bisedojmë për negociatat". Po sot kryeministri u tha peqinasve se kusht për hapjen e negociatave është vetëm Vetingu.

"Gjykatësit me PD kanë krijuar një barrikadë për ligjit, i kanë bërë vendit hatatë më të mëdha në 25 vite"- deklaroi i pari i vendit. Kjo është gënjeshtra numër 2. Për hapjen e negociatave siç e thotë edhe progresraporti i Komisionit Europian dhe raporti i grupit CDU-CSU në Bundestagun gjerman janë përveç 5 prioriteteve kyçe, edhe lufta kundër drogës dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.