Shoku gjerman për negociatat përgënjeshtroi edhe ministrin e Jashtëm – Ditmir Bushatin, “këshilltarin e Ballkanit”

Postuar në 24 Nëntor, 2016 18:49

Deklaratat e sotme të deputetit gjerman Gunther Krichbaum, që bën pjesë në partinë e Angela Merkel, janë jo vetëm të rënda për qeverinë, por ato bien ndesh hapur me atë që deklaroi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë pas takimit me homologun e tij gjerman, Steinmeier:

Ka një rekomandim të qartë nga ana e Komisionit Europian që shoqërohet me mirëkuptimin për zbatimin e ligjit të vetingut, ka një qëndrim të qartë të kryeministrit Rama e qeverisë, ku ne po punojmë për të pasur mirëkuptimin e opozitës shqiptare, përkatësisht Partisë Demokratike për të mos bllokuar zbatimin e ligjit të vetingut. Nuk do të ishte e ndershme nga ana jonë si në raport me qytetarët shqiptarë që e kanë mbështetur këtë proces, ashtu edhe me partnerët amerikanë dhe europianë, që janë investuar fort në procesin e reformës në drejtësi, që ne të kërkojmë të fillojmë bisedime për anëtarësim pa zbatimin e ligjit të vetingut dhe pa marrë frytet e para.

Cili është qëndrimi gjerman për këtë?

Mora një mbështetje të pakushtëzuar nga ana e Gjermanisë për këtë vizion që ne kemi parashtruar, jo thjesht zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe hapat e koordinuar që do të hedhim si hapa parapërgatitorë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, tha Bushati.

http://www.dw.com/sq/bushati-dialogu-me-gjermanin%C3%AB-i-fuqizuar-n%C3%...

Çfarë ka ndodhur: ministri ka diplomatizuar në mënyrë shqiptare bisedën me homologun gjerman, deputeti Krichbaum është natyrë emocionale dhe flet në emër të vet, apo thjesht, ministri ynë ka folur si anëtar partie? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.