PE-ja pezullon negociatat për anëtarësim në BE të Turqisë. Shkak, represioni i Erdogan pas grushtit të shtetit

Postuar në 24 Nëntor, 2016 14:18

Parlamenti Europian ka votuar me shumicë votash ngrirjen e negociatave të anëtarësimit për Turqinë. Vendimi është argumentuar me “masat joproporcionale repressive” që Ankaraja zyrtare mori kundër gazetarëve, gjyqtarëve, akademikëve, ushtarakëve pas dështimit të grushtit të shtetit të korrikut. Janë arrestuar më shumë se 37 mjë njerëz, një shifër që nuk përligj asnjë sekret për ekzistencën e një grushti shteti, që rëndom ideohet, vihet në jetë dhe menaxhohet nga një grusht njerëzish.

Agjencia shtetërore gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” shkruan se ky është një mesazh i qartë për Ankaranë zyrtare, e cila ka reaguar menjëherë përmes ministrit turk për Çështjet e BE-së, Omer Celik.

Vendimi shkel vlerat bazë të BE-së”, tha ai.

http://www.dw.com/en/majority-of-european-parliament-votes-to-freeze-eu-...

Por vendimi ka marrë 479 vota pro, 37 kundër dhe 107 abstenime, çka tregon se BE-ja është e bashkuar në këtë qëndrim. Turqia ka aplikuar që në vitin 1987 dhe së fundmi po lexon te kjo zvarritje një zbehje dhe rënie të shpresës për anëtarësim real. Presidenti Erdogan deklaroi ditë më parë se ndoshta vendi duhet të shohë nga blloku i Shangait, diçka që e zgjidh përfundimisht Turqinë nga detyrimet për demokracinë. Një tjetër pasojë e këtij akti pritet të shihet te vala e refugjatëve, për shkëmbimin e të cilëve ka në fuqi një marrëveshje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.