Ligji i mbetjeve sërish jashtë kalendarit të kuvendit

Postuar në 23 Nëntor, 2016 11:13

Ka mbetur sërish jashtë seancës së Kuvendit rishqyrtimi i ligjit për lejimin e importit të mbetjeve. Deputetët kanë në axhendën e tyre dekretin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për manaxhimin e integruar të mbetjeve, që i hapte rrugë edhe importit të tyre.
Megjithatë prej disa seancash, Kuvendi nuk e ka parashikuar diskutimin e dekretit në seancën plenare. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka firmosur edhe urdhrin që përcakton rendin e ditës të seancës së të enjtes, ku nuk është përfshirë diskutimi i dekretit të Nishanit.
Ligji u miratua rreth 2 muaj më parë me vetëm 63 vota, ndërsa shumica parlamentare ende nuk ka një qëndrim të unifikuar se si do të veprohet me dekretin e Kreut të Shtetit. Aleanca Kundër Importit të Plehrave njoftoi dje se ligji pritej të shqyrtohej nga deputetët në seancën e 24 nëntorit, duke paralajmëruar edhe kundërshtimin e tij. Për mospërfshirjen e dekretit të Nishanit në kalendarin e punimeve të kuvendit ka reaguar edhe deputeti Ben Blushi që thotë se PS dhe LSI nuk kanë numrat për të kaluar ligjin në parlament.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.