4. 4 milionë shtetas në Shqipëri, PD-ja kërkon verifikim të lëvizjeve demografike për llogaritjen e mandateve për Kuvendin e Shqipërisë

Postuar në 23 Nëntor, 2016 08:31

Partia Demokratike ka hapur procesin e verifikimit të shpërndarjes së popullsisë pas ndarjes së re territorial, në kudër të mandate për çdo zonë zgjedhore në votimet e ardhshme.

“Shekulli” raporton se PD-ja ka kërkuar zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informacion të qartë për lëvizjet demografike, kërkesë e cila u miratua 5:2 nga Komisioni. Informacioni do të duhet të paraqesë lëvizjet nga njëri qark në tjetrin, por edhe ndryshimin e njësive administrative për shkak të reformës territoriale.

KQZ-ja ka miratuar kërkesën dhe sipas gazetës “Shekulli”, Ministria e Brendshme ka informuar se në Shqipëri janë të regjistruar zyrtarisht 4 426 963 shtetas. Nisur nga kjo shifër, KQZ-ja ka vepruar për të llogaritur shpërndarjen e mandateve për Kuvendin e Shqipërisë.

“Numri total i shtetasve që është 4.426.963 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 31.621, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati. Më tej, numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandate (31.621) dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi ngelen pa u shpërndarë edhe 6 mandate, por KQZ-ja sqaron se në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, kë- to mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm”, shkruan gazeta.

Verifikimi I lëvizjeve demografike mund të çojë në rishpërndarjen e mandateve për çdo qark, sipas formulës së mësipërme dhe qysh tani flitet se ndryshim mund të ketë Berati, Kukësi dhe Korça, ku më shumë goditet e djathta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.