Zbardhet “komploti” për bllokimin e linjës Shqipëri-Kosovë, Beogradi kërkon licensën për të furnizuar me energji Mitrovicën

Postuar në 21 Nëntor, 2016 20:15

Pak ditë më parë ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri që zbardhi arsyet pse nuk po vihet në funksionim linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, duke shpresuar që kryeministri Rama të flasë me kancelaren Angela Merkel për ta zgjidhur këtë çështje.

Mbetet e pakuptimtë pse kryeministri nuk e ka diskutuar këtë çështje me homologun e tij Vuçiç në Serbi, ndonëse vizita e Ramës në Beograd u përcoll si "një erë e re"  në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Engjëll Zeqo dha një tjetër version për bllokimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë e inaguruar me 28 qershor. Ai tha në një interviste për Tv Klan se kushti i Beogradit, është licensa për furnizmin me energji të Mitrovicës nga nje kompani serbe.

Mosfunksionimi i linjës së interkonjeksionit po prodhon kosto per Shqiperinë dhe Kosoven, që vazhdojnë të paguajnë këstet e kredive për investimin prej 75.5 milionë eurosh. Sipas Zeqos nëse Serbia nuk pranon të zgjidhë këtë çështje rrezikon të penalizohet nga grantet që përfiton si anëtare e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.