Pavarësim i Kalifornisë duke referuar precedentin e Kosovës. Rusia nis të lëvizë gurët për të marrë njohjen e Krimesë

Postuar në 22 Nëntor, 2016 10:08

“Ne do të votojmë në vitin 2019 që ta bëjmë Kaliforninë të pavarur dhe duam të bëjmë gati çdo gjë që pas rezultateve të votimit të nisim kërkesat për njohje ndërkombëtare për Kaliforninë si një vend i pavarur”.

Kështu është shprehur drejtuesi i nismës “Yes California”, Louis Marinelli i cili në një intervistë radiofonike më agjencinë ruse “Sputnik” ka deklaruar lëvizja kërkon të hapë një ambasadë në Rusi(pas referendumit të kërkuar për në vitin 2019). Lajmi i fundit është bërë i ditur nga media amerikane “Bussines Insider” dhe shënon një tjetër akt simbolik në atë që duket si ndarja e madhe në SHBA. Marinelli ka referuar parimin e vetëvendosjes, kaq herë i ndjekur dhe promvuar nga qeveria federale amerikane, duke sjellë si shembull Kosovën.

Ai flet edhe për gjeopolitikë duke kontrastuar ndjeshëm me idetë e presidentit të zgjedhur, Donald Trump që synon të ringrejë sërish SHBA-në.

“Nuk ka për të qenë më një botë e udhëhequr nga SHBA. Ne po shkojmë drejt një bote multipolare dhe ne duam që një ambasadë në Rusi të përfaqësojë interesat e populli të Kalifornisë”, shprehet Marinelli.

Interesant fakti që agjencia ruse i bën jehonë lëvizjeve separatiste në SHBA që janë gjallëruar së fundmi. Argumenti i Marinellit për vetëvendosjen dhe Kosovën është një aludim i pastër për aplikimin e parimeve në mënyrë cinike në të ardhmen, por edhe një mesazh që ky parim të aplikohet edhe për Krimenë.

Deri më tani marrëdhënia mes Trump dhe Putin ka qenë spekullim mediatik. Presidenti i ri amerikan nuk ka shprehur ende ndonjë gjë për qëndrimet e SHBA-së në zona të caktuar, apo se çfarë do të ndodhë me NATO-n. Ndaj këto promovime nga media ruse paralajmërojnë se potenciali i përballjes gjeopolitike mes të dyja vendeve nuk përjashtohet, e madje mund të jetë shumë i madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.