Paradite e zymtë për Donald Lu, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Majkos për të hequr pezullimin e Ligjit të Vetting-ut

Postuar në 22 Nëntor, 2016 10:54

Prezenca e ambasadorit amerikan në sallën e Gjykatës Kushtetuese nuk i ndihmoi relatorët socialistë, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe Vasilika Hysi të bindin Gjykatën për heqjen e pezullimit për Ligjin e Vetting-ut, çka do t'i hapte rrugë një opinioni pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE në samitin e dhjetorit.

Partia Demokratike e ka ankimuar ligjin si antikushtetues dhe Gjykata Kushtetuese është në pritje të një opinioni nga Komisionini Venecias, por paralelisht kuvendi i nxitur nga një kërkesë e Partisë Socialiste kërkoi heqjen e masës së pezullimit të Ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Relatori i Kuvendit Pandeli Majko tha se pezullimi ishte antikushtetues dhe kërkoi heqjen e kësaj mase, por pasi u tërhoq për të marrë vendim Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e kuvendit.

Në sallë ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin të cilët janë shprehur se Ligji i Vetting-ut duhet të zbatohet pa vonesa. Pak ditë më parë ishte kryeministri që i kërkoi Gjykatës të mos bëhet pengesë me një ndërhyrje flagrante që kompromenton gjithë investimin e mazhorancës për reformën në drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.