Kostoja e reformës në drejtësi, 175 milionë euro

Postuar në 22 Nëntor, 2016 08:26

175 milionë euro në katër vite. Kaq do të shpenzojë qeveria shqiptare për vënien në jetë të reformës në drejtësi. Gazeta “shqiptarja.com” citon një dokument të Ministrisë së Drejtësisë, titulluar “Strategjia Ndërsektoriale për Drejtësinë 2017-2020”, miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave që hedh dritë mbi faturën e reformës.

Pjesën kryesore të kostos e zë përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sistemeve elektronike. Ai zë 81.5 milionë euo për të vijuar me 53.5 milionë euro për pavarësinë dhe llogaridhënien, pra statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
20 miliomë eupr do të kushtojë demokratizimi që ka të bëjë me rritjen e mundësisë për punësimin e të burgosurve, reduktimi i mbipopullimit në burgje, forcimi i shërbimit të provës, etj..
Ngjan si një reformë e thellë e cila do të financohet nga Bashkimi Europian një pjesë, por që në finale nuk mund të mos parashikojmë milionerët e rinj, të cilët do të hyjnë në politkkë, nga kjo rrugë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.