Debatet në Gjykatën Kushtetuese, Vladimir Kristo: Koha të reformohet sistemi politik. Po bëhen eksperimente me të drejtat e njeriut

Postuar në 22 Nëntor, 2016 15:18

Rrëzimi sot nga Gjykata Kushtetuese i kërkesës së deputetit socialist Pandeli Majko për heqjen e pezullimit të Vettingut, është shoqëruar edhe me një përballje opinioni mbi nevojën e reformës në drejtësi në tërësi dhe mënyrës si është realizuar ajo nga shumica qeverisëse. Kjo pasi vettingu në tërësi mban vulën e qeverisë dhe të dy selive diplomatike kryesore në Tiranë që u investuan në imponimin e një ligji të tillë. Më poshtë disa nga diskutimet e zhvilluara në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ku spikat opinioni i Vladimir Kristos për nevojën e pastrimit të sistemit politik:

Gazmend Bardhi: Ligji është antikushtetues, por ligji nuk mundëson largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe qëndrojnë në sistem. Të vetmit që rrezikojnë nga ky ligj janë gjyqtarët e prokuroret e ndershëm që nuk i shërbejnë Kryeministrit. ILDKP është organ i pavarur, por zgjedhja e kryetarit me shumicë të thjeshtë krijon problem. ILDKP mund të deformojë vettingun të prishë apo të fshehë prova. Ndryshe nga përcaktimi kushtetues, është DSIK, që bën kontrollin e figurës. DSIK është institucion në varësi të Kryeministrit, Drejtuesi i DSIK, emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri.

...

Besnik Ymeri (anëtar i Kushtetueses): Jemi subjekt i ligjit, a mendoni se jemi ne konflikt interesi?

Gazmend Bardhi: Ju jeni subjekt i ligjit, por nuk ka dispozitë që ju mohon mundësinë e shqyrtimit të ligjit do të thotë se kushtetutbërësi e ka marrë parasysh këtë. Ne kemi bërë amendamente, ne kemi dorëzuar në Kuvend, po kuvendi ka sjellë këtu ata që i intereson. Edhe Venecia parashikonte që mund t'i drejtohemi Kushtetueses.

Vladimir Kristo (anëtar i Kushtetueses): Neni 131 i Kushtetutës, keni vendosur kufizimin e gjykatës për shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata Kushtetues. Pse një zhvillim i tillë negativ?

Gazmend Bardhi: Grupi i PD e ka kundërshtuar këtë në amendamentet tona, Venecia pranoi që të ketë rol të ndërmjetëm. Sugjerimi ynë nuk është marrë në konsideratë nga Kuvendi.

Oerd Bylykbashi: Kjo çështje ka marrë debat në komision. Mbyllja e konsensusit në 22 korrik ishte moskapja e sistemit. Ne e kemi kundërshtuar.

Vladimir Kristo: Ky qëndrim tregon ose mungesë besimi në gjykatë ose t'i heqë të drejtën gjykatës për t'u shprehur. A legjitimoheni ju në këtë rast? Kur pashë formulimin e kushtetueses rezulton që të gjitha ligjet të kenë probleme. Na thoni që nuk legjitimoheni dhe hajde ta heqim gjykatën. Ky është shqetësim real.

Gazmend Bardhi: Ne ndajmë të njëjtin shqetësim me ju. E kemi shprehur këtë në opinionin tonë.

Vladimir Kristo: A ka probleme për ju, legjitimimi, për të ardhur këtu?

Gazmend Bardhi: Ne legjitimohemi sepse çështjet e ngritur janë për anmtikushtetushmëri. Sepse i referohemi nenit 17 të Kushtetutës.

Vladimir Kristo: Vettingu do bëhet dhe shumë mirë që do bëhet problemi që më shqetëson për dy palët, a është kjo zgjidhje për reformim të sistemit apo zgjidhje pragmatike? Këtu s'ka as afate. A zgjidhet përfundimisht. A mos ka ardhur koha të reformohet tërësisht sistemi politik pasi është tërësisht i deformuar?


Pandeli Majko: Në dijeninë time asnjëherë Gjykata Kushtetuese nuk ka shqyrtuar ndryshimet kushtetuese. S'mund të trajtohet si aneks mallrash. 

Bashkim Dedja: Leri jashtë këto komente.

Gerd Hoxha (UGSH): Na kanë etiketuar si antireformë, por ne jemi pro kësaj reforme por kurrsesi nuk mund të nëpërkëmbin pushtetin gjyqësor duke shkelur çdo standard. Ne nuk jemi palë me asnjë forcë politike.

Bashkim Dedja: Këto mos na i thoni këtu.

Gerd Hoxha: Është shkelur parimi i shtetit të së drejtës ai i ndarjes së pushtetit, parimi i sigurisë juridike, ai i proporcionalitetit. Unë nuk e kam menduar asnjëherë që pushteti gjyqësor do të katandisej në këtë derexhe. Edhe ligji për statusin e gjyqtarit është antikushtetues.

Vladimir Kristo: Ju i keni mekanizmat ta pastroni vetë veten dhe jo tua pastrojnë të tjerët. Nuk keni nxjerr asnjë rast jashtë sistemit. Në asnjë vend nuk ndodh që Kushtetuta të kufizojë të drejtat e njeriut. Tek ne është ky eksperiment. Vettingu do të bëhet dhe shumë mirë që do të bëhet. E shumta që mund të bëjë gjykata është të ndryshojë diçka. Pyetja ime është se nëse heqim ca të sëmurë dhe vijnë ca të pastër, a mos mbetet sërish mikrobi në sistem? A mos ka ardhur koha të reformohet thellë sistemi politik në vend? Është i deformuar dhe nuk kam besim se pa reformuar sistemin politik, reformat do jenë afatgjata”.


Kristo duke iu drejtuar ambasadorëve në sallë: “Dy janë problemet që mund ta prishin gjyqësorin: e para, korrupsioni dhe kërcënimi nga krimi i organizuar. Në SHBA u vendos për juri me qytetarët. Koha provoi që ishte vendim i drejtës. A mos ka ardhur koha që edhe ne të bëjmë kështu?”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.