Mbyllet pazari për aferat OSHEE-CEZ. Të dyja palët dalin të palagura, teatri me komisionet hetimore vazhdon

Postuar në 21 Nëntor, 2016 16:59

Nga privatizimi i OSHEE-së deri te arritja e marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ u konsumuan dy procese në të cilën negociatorë ishin dy qeveri të ndryshme, ajo Berisha dhe më pas kabineti Rama. Në të dyja rastet u ngritën akuza për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik buxhetit të shtetit, por si për koinçedencë Gjykata dhe Prokuroria kanë vlerësuar se nuk ka patur çështje penale.  Fillimisht u pushua çështja ndaj ministrit të Eneregjisë, Damian Gjiknuri i kallëzuar nga CEZ së bashku me grupin negociator dhe Avokaturën e Shtetit për një dëm prej 470 milionë euro dhe faljen e detyrimeve kompanisë çeke CEZ. 

Një ditë parë Gjykata e Lartë rrëzoi padinë e Ministrisë së Energjisë dhe Indurstrise, e cila kërkonte të hetoheshin për shpërdorim detyre tre ish-ministra dhe dy ish-zv.ministra të kabinetit Berisha për dyshimet se zyrtarët e lartë kishin shpërdoruar detyrën gjatë privatizimit të OSSH-së.Kallëzimi i kësaj ministrie u depozitua një vit më parë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Por Prokuroria e Përgjithshme i pushoi hetimet me argumentin se nuk kishte elementë të shëprdorimit të detyrës ndaj të kallëzuarve në postet e ministrave të asaj kohe si Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima dhe ish-zv.ministrave Enno Bozdo, Neritan AlibalI dhe ish-këshilltarja Suzana Guxholli.

Juristët e Ministrisë së Energjitikës pretenduan në gjykatë se nga procedurat e privatizimit të OSSH-së shtetit shqiptar i është shkaktuar në buxhet një dëm i konsiderueshëm ekonomik. Por prokuroria, sikurse edhe në vendimin e pushimit të hetimeve, këmbënguli se nuk ka shkelje të detyrës përsa kohë vendimi është kolegjial nga Këshilli i Ministrave.

Paralelisht me ngritjen e akuzave të dyja palët që preken kanë iniciuar edhe ngritjen e dy komisioneve hetimore, mazhoranca që po verifikon procedurat për privatizimin e OSHEE dhe opozita që po “heton” marrëveshjen e mirëkuptimit me CEZ.

E gjitha ngjan një teatër kur Gjykata i ka mbyllur të dyja çështjet bashke me shumë pikëpyetje që kanë shoqëruar si privatizimin e OSHEE ashtu edhe marrëveshjen e mirëkuotimit me CEZ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.