Kullat e Kaukazit

Postuar në 21 Nëntor, 2016 10:45

Çeçenia dhe Ingushetia, dy rajone malore në Kaukaz, të famshme për ndërtimin e kullave të gurta. Në Ingusheti, ku përpunimi arkitektonik I tyre ka arritur sofisitikim më të madh, kullat janë realizuar në rajonin e Dzheyrakhsky-t, 1200-2000 m mbi nivelin e detit. Janë rreth 200 të tilla, më e madhja mes të cilave, Egikal, përfshin 40 kulla. Kullat janë mesjetare dhe mendohet se u ndërtuan fillimisht si pikë sinjalizimi, vrojtimi dhe fortifikimi ndaj invazionit mongol. Ato janë më te hershme nga kullat ballkanike, ndërtimi I të cilave lidhet me invazionin ottoman. Përveç ngjashmërive në funksione, nga pikëpamja arkitektonike, kullat e Kaukazit ndryshojnë nga ato në Shqipërinë veriore, e më tej në Ballkan.

Më poshtë disa foto të kullave ingushete dhe çeçene:  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.