Samiti/Kryeministri premton krijmin e Këshillit Kombëtar dhe Atlasit të Diasporës

Postuar në 20 Nëntor, 2016 18:28

Lindi si një ide e bashkëshortes së kryeministrit për të mbledhur samitin e diasporës dhe në përfundim kryeministri Edi Rama lajmëroi se si rezultat i këti samiti është vendosur që të ngrihet Këshilli Kombëtar i Diasporës, një institucion që do të kordinojë bashkëpunimin mes qeverisë dhe bashkëatdhetarëve jashtë vendit.

Një nismë që pavarësisht propozuesit nuk duhet paragjykuar për aq kohë sa zgjoi interesin e një pjese të diasporës, ndonëse pati edhe qëndrime kundër një takimi formal siç u perceptua nga disa.

Gjithsesi kryeministri me autopostimin e fundjavës lajmëroi se pjesë e angazhimeve të këtij samiti do të jetë regjistrimi i shqiptarëve jashtë kufijve për të hartuar më pas një atlas të diasporës shqiptare.

Nëse dy ditë samiti u përmblodhën në dy angazhime që kryeministri i anonçoi në këtë videopostim atëherë rezymeja e samitit mund të quhet shumë “zhurmë për asgjë”. Kjo pasi këto dy angazhime burojnë nga një projektligj i qeverisë thuajse një vit më parë për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë, projektligj që u kundërshtua fort nga faktorët brenda dhe jashtë vendit, me dyshimin se do të përdorej për mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme dhe në funksion të zgjedhjeve.

Një samit i tillë duhet të shoqërohej me një dokument strategjik për të cilin kryeministri nuk foli në videopostimin e tij, ndaj dhe mbyllja me një mbrëmje gala nuk justifikon zhurmën në media dhe rëndësinë që kryeministri i dha këtij samiti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.