Plani rezervë i PD, Pas Vetting-ut çon në Kushtetuese edhe Ligjin Për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë

Postuar në 18 Nëntor, 2016 12:59

Parimisht Partia Demokratike ka dhënë konsensusin për reformën në drejtësi, por miratimi në veçanti i ligjeve të paketës që do ta bënin funksionale këtë reformë është arma e fundit për t'i dhënë garancitë opozitës se në mënyrë naive nuk do t'i dhurojë fitoren në tavolinë mazhorancës. Fitore në planin politik dhe atë ekzekutiv. Kjo sepse një miratim pa kushte i këtij ligji por edhe atij të Vetting-ut do t'i jepte argument shumicës për të kurorëzuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian para zgjedhjeve të Qershorit. Edhe nëse Gjykata Kushtetuese nuk rikthen për rishqyrtim Ligjin e Vetting-ut, sërish reforma mbetet pezull pasi Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese edhe Ligjin për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë.

Burime pranë Partisë Demokratike thanë për Respublica se ky do të jetë hapi i radhës për të frenuar kapjen politike të sistemit të drejtësisë, që në thelb nënkupton goditjen edhe të negociatave të Partisë Socialiste me Komisionin Europian.
Ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë, që u miratua me votat e maxhorancës në seancën plenare të 3 nëntorit sipas demokratëve e thellon edhe më tej antikushtetueshmërinë, pas amendamenteve të shtuara nga shumica.
Ky ligj parashikon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Opozita thotë se rregullimi ligjor per mënyrën se si zgjidhen 5 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe atij te Prokurorisë, bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit, të miratuar me consensus në 21 korrik.
Kushtetuta thonë demokratët parashikon kandidim te lire nga avokatet, pedagoget dhe shoqëria civile për këto poste dhe verifikimi i kritereve ligjore, behet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.
Reforma parashikon rikompozimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (do të quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor) dhe ngritjen e tre institucioneve të reja; këshillin e emërimeve në drejtësi, tribunalin disiplinor dhe inspektoriatin e lartë të drejtësisë. Projektligji parashikon që Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, të ketë 11 anëtarë, ku gjashtë do të zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe 5 të tjerët nga Kuvendi, brenda radhëve të juristëve jo-gjyqtarë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndërtohet sipas modelit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe do të jetë përgjegjës për emërimin dhe promovimin e prokurorëve si dhe masat disiplinore kundër tyre. Këshilli i Prokurorisë do të ketë gjithashtu të drejtën t’i propozojë Kuvendit 3 kandidatura për prokuror të përgjithshëm, i cili duhet të zgjidhet më pas me 3/5 e votave. Në draftin e parë të ndryshimeve kushtetuese, ekspertët propozonin që mandati i kryeprokurorit aktual, Adriatik Llalla të përfundonte me hyrjen në fuqi të ligjit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.