Gjykata detyron SHISH të deklasifikojë analizat vjetore të Sigurimit të Shtetit për vitet ’80-‘89

Postuar në 18 Nëntor, 2016 20:15

Gjykata Administrative e Tiranës ka hapurr rrugën për aksesin në disa dosje të Sigurimit të Shtetit.

Vendimi ka ardhur pas një kërkese të rrjetit gazetaresk BIRN për informacion, bazuar më ligjin për informimin, që përfundoi në shqyrtim gjyqësor.

Më 6 mars 2016, gazetari Gjergj Erebara i BIRN Albania i kërkoi SHISH përmes një kërkese për të drejtë informimi analizën vjetore të Sigurimit për vitet 1980-1989 dhe numrin e personave të ndjekur për figura të ndryshme armiqësore, referuar dosjeve të kategorisë 2A për të njëjtën periudhë.

SHISH refuzoi të japë informacionin e kërkuar, duke pretenduar se ligji 8043 i vitit 1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik” e ndalon atë që të japë dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përgjigja negative u ankimua fillimisht te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe pas u dërgua në gjykatë, pasi SHISH refuzoi në vazhdimësi të jepte informacionet e kërkuara.

Pasi shqyrtoi aktpadinë e BIRN, gjyqtari Hamiti doli në konkluzionin “se pretendimet e SHISH për klasifikimin e këtyre dokumenteve si sekret nuk qëndrojnë”. Gjykata e detyroi SHISH të deklasifikojë informacionet dhe t’i vërë në dispozicion të BIRN Albania”, raporton BIRN. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.