Darka e fundit Obama-Merkel dhe dilemat për të ardhmen e Europës

Postuar në 18 Nëntor, 2016 10:59

Vizita në Gjermani shënoi turin e fundit të Barak Obamës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi me kancelaren Merkel kurorëzoi një bashkëpunim 8-vjeçar mes të dyve në raport me sfidat ndërkombëtare dhe me ikjen e Obamës hap një periudhë pasigurie mbi të ardhmen e marrëdhënieve gjermano-amerikane pas zgjedhjes së Donald Trump.
"Ne jemi në fund të një bashkëpunimi tetë-vjeçar dhe marrëdhëniet gjermano-amerikane ishin shtylla kryesore. Ne duam një botë të hapur dhe liberale. Unë do të bëj gjithçka që mundem për të punuar edhe me presidentin e ri të SHBA", tha kancelarja Merkel duke falenderuar Obamën për një bashkëpunim të mrekullueshëm.
Nga ana e tij Obama ka shprehur edhe më hapur pasigurinë përvtë ardhmen e Europës duke theksuar se boshti i sigurisë është aleanca e NATO-s.
"BE-ja mbetet një nga arritjet më të mëdha në histori dhe nuk duhet të merret e mirëqenë, duhet mbrojtur dhe kultivuar" tha presidenti amerikan, duke dërguar mesazhin se ndryshe nga Evropa e ndarë e shekujve të fundit, përparimet e dekadave të fundit na kujtojnë se duhet të punojmë së bashku.
Sa për shtetin islamik, presidenti amerikan shtoi: "Unë mendoj se ne i kemi vënë ata nën presion. Ne përpiqemi për t'i shfarosur ata. Ne ndajmë informacion mbi sistemet e reja të armatimit që ekzistojnë në zonë dhe lëvizim për çlirimin e Mosulit. Forcat e NATO-s do të vazhdojnë trajnimin për çlirimin e rajonit".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.