Artan Gaçi kritikon të djathtën, por nuk di të shpjegojë se ku është e majta?

Postuar në 17 Nëntor, 2016 13:37

Artan Gaçi, deputet i Partisë Socialiste, prurje personale e Edi Ramës aty, shkruan sot një opinion mbi dështimet e Partisë Demokratike. Që në fillim bie në sy ky shqetësim atipik për një përfaqësues të Rilindjes që I qan hallin opozitës, ndërkohë që bën pjesë në një ekip që do rilindë vendin si të tërë.

3 vjet ne opozite qe vazhdon te shkoje nga deshtimi ne deshtim. Deshtoi me lidershipin. Deshtoi me hapjen dhe modernizimin e partise. Gjithe investimet e tyre ne burime njerezore e strategji jane katastrofe”, nis shkrimin Artan Gaçi.

Sigurisht që është një opinion në serinë e opinioneve mbi këtë temë, një e drejtë. Por zotëria është deputet dhe prej tij pritet më së pari që të thuhet diçka për tema të qeverisjes, me zë të lartë dhe hapur. Jo vetëm brenda mbledhjeve të partisë, por edhe jashtë.

Gaçi kalon mandej në një apel të drejtpërdrejtë ndaj demokratëve, që u kujton pjesëmarrjen në partië europiane, lirinë e demokracinë, për të kapur mat edhe një paradoks:
Si mund të shkojë lideri i së djathtës shqiptare në mitingun electoral të së majtës amerikane?”

Hë pra si mundet? Mundet z. Gaçi njësoj si lideri i të majtës bëri marrëveshjen e 1 prillit, të cilën e paguajmë sot me një qeverisje nga më të korruptuarat.

Një pasazh tjetër na bën të kuptojmë se të qenit deputet krijon disa shqisa të reja, nga ato “brenda kutisë”, një enklavizim për hir të interesave. Si ta kuptojmë ndryshe këtë që thotë Gaçi:

S’late gje pa thene per Ramen, pse u prononcua atehere per kandidatin Trump. Nuk dua te futem ne detaje, por cfaredo emri ti veme vleresimeve te Rames, ai mbetet i vetmi i fituar moralisht ne Shqiperi per shkak te koherences, moralit, seriozitetit, ndershmerise e besnikerise qe tregoi ndaj ideve, vizioneve qe ndajme bashke me partite simotra, qofshin keta socialistet europiane apo te majtet amerikane”?(http://www.gazetatema.net/web/2016/11/17/pse-pd-po-shkon-nga-deshtimi-ne...)

Nuk vlen të vazhdosh me renditjen e këtij morali turshi që vjen nga salla e parlamentit. Që PD-ja është katandisur në një parti gaztorësh kjo nuk do mend për t’u kuptuar. Por ky është një ndër problemet e krijuara nga një qeverisje e cila nuk ka ditë të mos kapet në kurthin e një skandali, në një vend ku nuk funksionon drejtësia. Pasi përndryshe, fjala do të kishte peshë tjetër, por edhe ato statuset në Facebook si të Ilir Beqajt do të kalonin në filtrin e frikës nga byzylykët. Dhe diçka që zotëria e harron: Na gjeni qeverisjen e majtë të z. Rama, z. Gaçi! Na ndihmoni ta kuptojmë atë! Na ndihmoni të gjejmë një diferencë mes lojërave elektorale me rroga e pensione mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, me preokupimit të tyre për të varfërit dhe mandej edhe mund të merret në konsideratë ky artikulim pleniumesh.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.