Unioni i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në linjë me PD, ankohet në Kushtetuese për Vetting-un

Postuar në 15 Nëntor, 2016 11:01

Teksa qeveria është në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e Vetting-ut, si parakusht për të fituar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, është Unioni i Gjyqtarëve që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtitë e tij për ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas Unionit, në këtë ligj janë anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Komisioni i Venecias. “Jemi pro reformave dhe nënshtrimit të proçesit të rivlerësimit. Por nuk mund të lejojmë që pushtetet e tjera të nëpërkëmbin dinjitetin e gjyqësorit. Janë anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Venecia”-thuhet në kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve. Në vlerësimin e tyre ligji i Vettingut bie dukshëm ndesh me dispozitat kushtetuese.

“Cenohen një sërë parimesh kushtetuese.ligji njëkohësisht cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor.Procesi i vlerësimit të pasurisë nën kontrollin e një organi jo kushtetues. Vlerësimi i pasurisë nën kontrollin e një organi jo të ndërtuar për këtë qëllim si ILDKPKI”, deklaron Unioni i Gjyqtarëve.  Ky ligj është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese edhe nga Partia Demokratike, ankesën e të cilës Gjykata e çoi për mendim në Komisionin e Venecias që nga ana e saj pritet të japë një opinion në dhjetor.

Nuk dihet nëse ky veprim i unionit të Gjyqtarëve është në sinkron me hapat e Partisë Demokratike, por e sigurtë është se ky ankimim do t’i hajë më shumë kohë Gjykatës për të dhënë një vendim përfundimtar, kur për qeverinë samiti i dhjetorit është limiti i fundit për të marrë hapjen e negociatave para zgjedhjeve të qershorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.