Në BE na presin me krahëhapur apo kështu e do shfaqja?! Grupi i miqve Itali-Austri i organizojnë mëngjes pune Ramës në Bruksel

Postuar në 14 Nëntor, 2016 11:15

Nga ekspozita personale në Nju Jork kryeministri u gjend të hënën paradite në Bruksel, ku siç përcolli me foto dhe tekst u prit krahëhapur nga shefja e politikës së jashmtme të BE-së, Federica Mogherini. Teksti që shoqëron foton në fjalë ngazëllyes dhe pak të thuash ekzaltues për vëmendjen që po merr Shqipëria e vogël në tryezën e të mëdhenjve falë kryeministrit dhe veçorive të tij të spikatura që kanë bërë për vete Europën.

Deri këtu asnjë lajm dhe vetëm propagandë e bajate e stilit alla Obama që i shkon për shtat vetëm dukjeve të kryeministrit. “Sapo përfundoi në Bruksel mëngjesi i punës me vëndet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së, ku u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”-shkruan Rama, ndonëse një ditë më parë e quajti të paimagjinueshme që nogoiciatat do të ishin hapur brenda 3 vitesh. 

Arkivat janë dhe kjo është lehtësisht e  konstatueshme që zotëria kishte premtuar hapjen e negociatave të anëtarësimit qysh në vitin e parë, por ashtu si shumë premtime të tjera edhe ky i fundit ka ecur paralelisht me dështimet e qeverisë që ai drejton. Në postimin e tij kryeministri tenton të përcjellë idenë se ai po luan në një fushë pa kundërshtarë sa i takon qëndrimeve të Shqipërisë në politikën e jashtme dhe se pengesë e vetme për qeverinë e tij është zbatimi i ligjit të Vetting-ut.

“U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik”-thotë kryeministri, ndonëse është i vetëdijshëm për rrezikun e një vetoje nga Greqia dhe mundësinë e rërzimit të Ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese. Vlen të theksohet se ky mëngjes pune është zhvilluar nê kuadrin e grupit të miqve të Shqipërisë tê krijuar me inisiativën e Italisë dhe Austrisë.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Sepse e duan Shqiperine dhe ceshtjen tone kombetare, duan edhe PS si e vetmja force politike qe mund te udheheqe Shqiperine! Edhe Hillari Klinton na donte shume! Edhe Soros po ashtu! Kane rene te gjithe ne dashuri me Skenderbeun, Adem Jasharin dhe partine Socialiste!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.