Di gjë LSI?/ Progres-Raporti 2016, BE: Në Shqipëri mbetjet ruhen e hidhen jashtë standardeve

Postuar në 14 Nëntor, 2016 22:54
Ilir Sinanaj

Progres-Raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë i vitit 2016, nuk ka qenë pozitiv për sa i përket menaxhimit të mbetjeve. Edhe pse me një ton më të zbutur, Bashkimi Evropian ne Progres-Raportin 2016 për Shqipërinë ka ngritur pothuajse të njëjtin shqetësim që ka filluar që nga progres-raporti i vitit 2013, e në vazhdim. Sipas progres-raportit më të fundit thuhet se “ruajtja, hedhja dhe asgjësimi i mbetjeve vazhdon të jetë kryesisht në mospërputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit”. Kjo lë të kuptohet se Shqipëria nuk ka kapacitetin e duhur për të menaxhuar mbetjet e veta si edhe mekanizmat për të mundësuar zbatimin e ligjit. Kështu mund të thuhet se keqmenaxhimi i mbetjeve përbën një rrezik të madh për shëndetin e qetarëve.

Po ndërkaq, së fundmi, qeveria shqiptare po lobon për miratimin e ligjit të importit të mbetjeve, në mënyrë që të sjellë mbetje nga jashtë, gjë kjo që ka hasur në kundërshtinë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët janë të indinjuar dhe e kanë cilësuar “tradhti kombëtare” nismën e qeverisë.

Nga ana tjetër konstatimi i keqmenaxhimit të mbetjeve në Shqipëri është ngritur, duke përdorur pothuajse të njëjtat fjalë, në të gjitha progres-raportet e mëparshme të BE-së për Shqipërinë. Duke iu përmbajtur konstatimeve të progres-raporteve të BE-së, ato tregojnë një vazhdueshmëri të mungesë së punës dhe dëshirës nga ana e autoriteteve shqiptare përgjegjëse për zgjidhjen e çështjeve të mbetjeve.

Ndërkaq lind pyetja, një forcë politike si Lëvizja Socialiste për Integrim, si vallë nuk e informon publikun mbi këto gjetje të progres-raportit dhe mbi të gjitha të bëj një analizë të çdo detaji të progres-raporteve të BE-së për Shqipërinë? Sigurisht nëse e bën apo jo kjo është çështje e LSI-së, por pyetja lindi se kjo force “na pretendonkërka” se ka në thelb të saj integrimin evropian të Shqipërisë…  

 

Progres-Raporti 2016

“Ndarja e mbetjeve është pothuajse jo-ekzistente dhe mbledhja e mbetjeve për qëllime riciklimi. Kapaciteti institucional për të menaxhuar mbetjet vazhdon të jetë i dobët në të gjitha nivelet. Ruajtja, hedhja dhe asgjësimi i mbetjeve vazhdon të jetë kryesisht në mospërputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit. Menaxhimi i mbetjeve industriale është i dobët për shkak të mungesës së investimeve dhe për shkak të zbatim të dobët të ligjit. Strategjia kombëtare e menaxhimit të mbetjeve dhe plani i veprimit, të miratuar në vitin 2011 dhe që aktualisht janë duke u shqyrtuar, si edhe planet rajonale nuk janë zbatuar ende”,  thuhet në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë e vitit 2016.

 

Progres-Raportet nga viti 2013 deri në vitin 2015

“Bashkitë kanë kapacitete të dobëta për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë edhe destinacionin final të tyre. Pjesa më e madhe e mbetjeve hidhen, ruhen, asgjësohen ose digjen në mënyrë jo të sigurt në vendgrumbullime (landfile) të ligjshme ose jo, të paligjshme”, thuhet në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë e vitit 2013.

“Ndarja e mbetjeve është pothuajse jo-ekzistuese dhe nivelet e riciklimit janë shumë të ulëta. Pjesa më e madhe e mbetjeve hidhen, ruhen, asgjësohen ose digjen në mënyrë jo të sigurt në vendgrumbullime (landfile) të ligjshme ose jo, të paligjshme. Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të jetë një çështje serioze shqetësuese”, thuhet në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë e vitit 2014.

“Ndarja e mbetjeve është shumë e kufizuar dhe riciklimi mbetet i rrallë. Pjesa më e madhe e mbetjeve vazhdon të hidhet, ruhen, asgjësohen ose digjen në mënyrë jo të sigurt në vendgrumbullime (landfile) të ligjshme ose jo, të paligjshme. Mbetjet mjekësore të rrezikshme janë që shqetësim shumë i madh”, thuhet në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë e vitit 2015.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.