Intervista/Regjisori belg, Jan Fabre: Njeriu, kafshë e papërsosur, nga kaosi mund të arrijmë ekuilibrin

Postuar në 13 Nëntor, 2016 17:22

Ndoshta një nga regjisorët që ka provokuar më shumë me teatrin e tij modern dhe estetikën e erosit dhe thanatosit, regjisori belg Jan Fabre thotë se njeriu është një kafshë e papërsosur dhe shkëputja e çdo shoqërie nga arti e çon atë drejt vetëvrasjes.

Sa e rëndësishme është "çmenduria" krijuese për një artist dhe një shoqëri?

Arti dhe e bukura janë një domosdoshmëri e rëndësishme. Ngjan me frymën. Nëse i merrni shoqërisë artin dhe të bukurën ajo do të kryejë vetëvrasje. Prandaj u them politikanëve "jepuni para artistëve të ëndërrojnë." Por çfarë po ndodh sot në Evropë? Artisti merr 1 euro dhe duhet të prodhojnë sikur ka marrë 100 euro. Një shoqëri që kujdeset për artistët e saj është një shoqëri e shëndoshë që e shëron artin. Ajo ofron rehati psikologjike dhe pasuri shpirtërore.

Ju nevojitet logjika për të ekuilibruar çmendurinë tuaj?

Në punën time, kaosi apo rrëmuja është një prelud për të arritur simetrinë dhe ekuilibrin në jetë. Çfarëdo krijimi, poezia apo teatri bazohet te "e thjeshta" një term shkencor që do të thotë se gjërat e thjeshta janë shumë të ndërlikuara dhe ato komplekse shumë të thjeshta. Provokoni për hir të provokimit apo besoni vërtet në vlerën e sfidës dhe provokimit? Unë besoj në trinitetin: instinkt, intuitë dhe logjikë. Nuk harroj megjithatë se në të njëjtën kohë artisti është mjë lundërtar.

A i llogarit artistët shoqëria e sotme?

Unë mendoj se së pari se ne artistët duhet të sjellim mesazhin e shpresës në botë. Të besojmë në fuqinë e ndjeshmërisë. Teksa vëzhgojmë një engjëll shohim se ai është unik, i përsosur, por megjithatë është statik, nuk lëviz. Nuk mund t'i kritikosh asgjë. Ndërsa njeriu është gjithmonë në lëvizje, mund të jetë i papërsosur dhe vetë përgjegjës për veprimet e tij. Megjithatë, nuk është diçka e keqe për ta krahasuar veten me ëngjëjt. Ne jemi kafshë të papërsosura që gjithmonë përpiqemi të bëjmë gjërat më mira dhe për të parë dritën. Unë besoj te njeriu.

Jetojmë mes pasigurisë të luftërave?

Unë mendoj se ne të gjithë në bashkësinë evropiane duhet të hapim kufijtë për t'u kujdesur për refugjatët.

Pse Hungaria mbyll kufijtë e saj?

Qeveria hungareze duket se ka harruar se kur rusët pushtuan vendin e tyre në vitin 1958, Holanda, Franca, Belgjika dhe Gjermania pritën 600.000 hungarezë që tani janë qytetarë të këtyre vendeve. Baza për një shoqëri të mirë evropiane është që të mbetet e hapur dhe e ndjeshme për të gjitha rracat dhe fetë, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë.

Shtëpia juaj në Belgjikë është në të njëjtën rrugë me shtëpinë e Van Goghg-ut?

Van Gogh ishte komshiu im? Në një epokë tjetër kuptohet. Kur banonte në Antwerp, ai ka jetuar në një shtëpi ngjitur me atë ku kam lindur dhe jetuar dhe unë, në rrugë Lange Beeldekensstraat. Në të vërtetë, në Antwerp ai ka studiuar në Akademinë Mbretërore të Arteve. Në atë kohë bëri pikturën e famshme "Patatengrënësi". Ai ishte një artist dhe piktor i madh. Sjellja e tij e pazakontë buronte nga natyra e tij delikate dhe e ndjeshme si artist.

Në poezitë tuaja lavdëroni gabimin. Mundet një gabim të na çojë në diçka të drejtë?

Gjatë gjithë jetës sime unë kam qenë një gabim. Aty mund gjesh të drejtën. Kur zbulon dhe pranon gabimet e tua, nuk bëhesh më i mirë? Keni parë ndonjë njeri "perfekt" të krijojë diçka?

Ju kanë kërcënuar dhe ju keni për të përndjekur për projektet tuaja.

Në vendin tim më kanë sulmuar tri herë fjalë dhe shumë shpesh më bëjnë një luftë psikologjike që zgjat me muaj. Për shembull, kur kam krijuar "Kopshti i Kënaqësive," në çatinë e Pallatit Mbretëror 15 vjet më parë, u detyrova të qëndroj në apartamente të ndryshme, sepse më lyenin derën time dhe më linin letra kërcënuese në kutinë postare, duke më thënë se do të më gjenin sepse isha një tradhtar për vendin tim.

Humbjet ju bëjnë mirë, siç shkruani ju në monologun tuaj "Perandoria e Humbjes" ?

Gjithë arti im, teatri dhe shkrii, është një ushtrim mbi dështimin. Unë jam gjithmonë i gatshëm për të filluar përsëri dhe përsëri nga e para. Për të kthyer një faqe të re në jetën time. Kur duhet të zgjedh midis lehtësisë së përvojës dhe kureshtjes për diçka të re, gjithmonë zgjedh kuriozitetin. Sa e rëndësishme është të krijosh natën? Unë jam një shembull klasik i një personi me pagjumësi. I dashuroj gjërat e turpshme dhe errësirën e natës. Krijoj, shkruaj dhe projektoj në mbrëmje. Nata me zbut, mendoj dhe reagoj. Nata për mua është një dritare përtej imagjinatës. Në të njëjtën kohë unë ndjehem si buf, dhe kam njohuritë për të mos mbivlerësuar vetveten.

Marrë me shkurtime nga Proto Thema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.