Kisha Katolike: Qeveria të krijojë komision dypalësh për çështjen e pronave tona

Postuar në 12 Nëntor, 2016 12:51

Asambleja e Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike do të kërkojë që qeveria të krijojë një komision të përkohshëm, dy palësh, për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pronave të kishës.

“Për çështjen e pronave të Kishës, pasi u dëgjua mendimi i një specialisti juridik rreth kësaj çështje, kërkohet ende nga qeveria që të krijohet e të funksionojë një Komision “Ad Hoc” dypalësh për zgjidhjen e kësaj çështje, si parashikohet në marrëveshjen midis Shtetit dhe Selisë së Shenjtë”, njofton zyra për shtyp e Konferencës.

Po kështu, Konferenca bën me dije se komunitetet katolike në mbarë Shqipërinë do të pajisen me panele diellore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.