George Soros pas protestave në SHBA? Nëse po, kjo shpjegon alarmin e dishepujve në Tiranë

Postuar në 12 Nëntor, 2016 14:19

Amerika votoi. Ajo votoi qartë dhe pa asnjë ekuivok: Donald Trump është presidenti. Ai është në krye të shtetit me votë demokratike dhe të lirë. Asnjë nuk e ka vënë në dyshim procesin e votës. Mirëpo prej disa ditësh në SHBA, në qytete të ndryshme vazhdojnë protestat. Të cilat shprehin disaprovimin për presidencën Trump. Televizoni rus, “RT”, i akuzuar shpesh si pararoja e propagandës së Vladimir Putinit deklaron se një nga grupet që po merr pjesë aktive në protestë është edhe ai “Move on”, i cili lidhet me financierin e njohur George Soros.

Ky i fundit po përmendet së fundmi edhe në Shqipëri si person që ka fije aktive pushteti. Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, udhëheqës i Edi Ramës për vite të tëra, deklaroi pak ditë më parë se ndikimi i Soros në Shqipëri është i rrezikshëm. Kjo është një gjuhë e Ilir Metës, i cili sheh te disa aksione të përfaqësuesve ndërkombëtarë Sorosin, një financier që ka qenë "Dadoja" e PS-së së Edi Ramës, sa për të përdorur një mënyrë të shprehuri.

Prezenca e Soros në këto protesta që nxisin tensione në shkallë të gjerë, i jep kuptim edhe atij irritimit të panatyrshëm të Edi Ramës për fitoren e Trump, e cila mund të mos thoshte asgjë reale për Shqipërinë, nëse kryeministri shqiptar të mos përdorej kaq keq. SHBA-ja ka votuar dhe nëse hipja në pushtet e Donald Trump do të thotë edhe goditje për linjat e George Soros, atëherë nuk është e çuditshme që të kemi zhvillime edhe në Shqipëri, një territor ku është eksperimentuar në këtë drejtim; të mos harrojmë në formatin alla Soros në vendin tonë protestojnë edhe ambasadorë.

Në videon më poshtë

është Edi Rama, kur ngrinte në protestë njerëzit pse i konsideronte zgjedhjet të vjedhura, edhe pse ato mund të mos kishin qenë të tilla nëse Ilir Meta nuk do të bënte marrëveshjen me Sali Berishën. Pra zgjedhje të mira, janë ato që fitoj unë. Njësoj si sot në SHBA, ku protestat po shtrojnë pyetje mbi sistemin më tepër sesa mbi personin e Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.