Rama në Nju Jork për ekspozitë pikture, Peleshi pranon se duhet strategji e re për kanabisin

Postuar në 11 Nëntor, 2016 22:45

Pa praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork për të çelur një ekspozitë personale me piktura, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga Presidenti Nishani ra dakord për një strategji të re në luftën kundër kanabisit, që do të shoqërohet edhe me mbështetje ekonomike për banorët e zonave të varfra. Këtë e pohoi zv/kryeministri Niko Peleshi pas mbledhjes për më shumë se 3 orë në Presidencë.

Brenda fundit të janarit do hartohet një strategji për parandalimin e kanabisit duke forcuar zbatimin e ligjit por dhe duke krijuar mundësi me iniciativa ekonomike zonat e varfra”-tha Peleshi.

E detyruar të pranojë situatën dhe përmasat reale të mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit qeveria megjithatë thotë se është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë për luftën kundër drogës pa mohuar dobinë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

“Sa më shumë të mblidhemi aq më mirë është dhe aq më shumë do ti çojmë institucionet e tjera jo vetëm qeverinë, në një ulli të duhur në zbatimin e ligjit dhe jo në zbatim të asaj çka jep mesazhe partia të cilës i përkasin apo përceptimi publik. Shifrat janë aty të çertifikuara nga partnerët ndërkombëtarë, është mirë të bazohemi në to dhe jo të fryjmë tullumbacen e përceptimit publik, e cila dëmton imazhin  e vendit tonë, por edhe inkurajon në një farë mënyrë kultivuesit dhe ata që kanë rënë pre e kësaj veprimtarie kriminale”-theksoi Peleshi. Qeveria vazhdon të ketë si argument vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë ndonëse ende nuk ka bërë publik raportin e Guradia Di Finanza për monitorimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.