Ikën një tjetër legjendë e muzikës, Leonard Cohen

Postuar në 11 Nëntor, 2016 10:40

Leonard Cohen, poeti dhe këngëtari i muzikës rock, interpretimet e të cilit depërtuan thellë në mistikën e besimit dhe erosit, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare. "Kemi humbur një nga krijuesit më vizionarë"-shkruhet në njoftimin për vdekjen e tij. Forca lirike e vargjeve të tij u përqafua shumë shpejt nga miliona njerëz në mbarë botën që audhuruan muzikën e tij.
Cohen me prejardhje nga Kebeku u vendos në Nju Jork në vitin 1966 në moshën 31 vjeçare dhe në pak kohë fitoi vëmendjen e shtëpive më të mëdha diskografike. Kënga e tij më e njohur «Hallelujah i dedikohet mbretit David të Billës dhe është një përzierje e lidhjee shpirëtore me ndjenjat e fshehura në skutat e errëta të ndërgjeies.
Djali i një tregëtari metrazhesh nag Izraeli, Cohen me kitarën dhe zërin e tij unik la gjurmë të forta në muzikën rrock.
Albumi i tij i parë Songs of Leonard Cohen fitoi popullaritet të madh, ndërsa pasoi . albumi po aq i suksesshëm Songs of Love and Hate dhe kënga himn për vetminë dhe dashurinë, Famous Blue Raincoat (1971). Një nga këngët e tij më të njohura është "Dance me to the end of love". Cohen nuk u martua kurrë, por është babai i dy fëmijëve Adamit (1972) dhe Lorkës (1974) të cilët ishin fryt i bashkëjetesës me Suzanne Elrod. Në një intervistë të fundit ai tha se po priste vdekjen bashkë me misteret që e shoqërojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.