Hapja e negociatave, Athina drejt vetos për Shqipërinë në samitin e dhjetorit

Postuar në 11 Nëntor, 2016 14:17

Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, por kushtet e vendosura dhe për më tepër mungesa e një date në tekstin e progres raportit të Komisionit Europian e bëjnë edhe më komplekse situatën nisur edhe nga skepticimzmi i Athinës për të reaguar me veto ndaj sjelljes që po tregon Shqipëria në raport me fqinjin jugor.

Referuar burimeve diplomatike gazeta Kathimerini shkruan se gjithçka do të vendoset në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në fillim të dhjetorit dhe më pas nga samiti i lartë i BE-së po në këtë muaj. Sipas gazetës, qeveria greke është e vendosur të hedhë në tryezën e diskutimeve një sër çështjesh në raport me Shqipërinë me fokus kryesor vendimin për prishjen e 19 objekteve në Himarë.

"Në Athinë perspektiva e një vetojë nuk është aspak e dëshirueshme, por burime lënë të nënkuptohet se nëse Shqipëria nuk do të tregojë me vepra vullnetin për fqinjësi të mirë, veto do të vendoset për aq kohë sa do të konsiderohet e domosdoshme"-shkruan Kathimerini. http://www.kathimerini.gr/883058/article/epikairothta/politikh/xwris-hme...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.