"Foli derës të dëgjojë dritarja". Ilir Meta kërkon mirëkuptim për deklaratat e kryeministrit

Postuar në 11 Nëntor, 2016 13:40

"Foli derës që të dëgjojë dritarja". Deri në këtë pikë ka degraduar situata me kryeministrin e Shqipërisë, të cilin mesa duket duhet ta mirëkuptojmë për broçkullat që lëshon jo pa qëllim. Këtë ka dashur të thotë sot aleati me të cilin Edi Rama po qeveris këtu e 3 vjet, por me pikëpyetje të shumta për vazhdimësinë e koalicionit më të ardhmen.

I pyetur nga media për deklaratat e kryeministrit në lidhje me Donald Trump dhe rritjen e tensineve me Greqinë, kreu i kuvendit tha se ky entusiazmi i treguar nga Edi Rama në lidhje me politikën e jashtme nuk i shërben profilit që Shqipëria ka treguar në marrëdhënie me fqinjët apo më gjerë.

“Unë besoj se të gjithë duhet të shohim përpara dhe besoj se ky është edhe mesazhi i zgjedhjeve në SHBA. Aq më tepër në vendin tonë, ku besoj se duhet të jemi të gjithë më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së Jashtme të Shqipërisë, që ka qenë një nga pikat tona më të forta për sa i takon potencialit të vendit për të qenë faktor modernizues dhe stabilizues në Ballkan dhe në këtë drejtim të forcojmë më tej partneritetin strategjik me SHBA, duke respektuar zgjedhjet që bëhen atje, sikurse të gjithë kanë rënë dakord”, u shpreh Meta.

Në lidhje me të ardhmen e koalicionit Meta tha se LSI do të bëjë gjithmonë zgjedhjet që i interesojnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.