Assange vihet në lëvizje, kërkon sqarime për hetimet ndaj tij. Analogji me sjelljen e FBI-së ndaj Hillary Clinton

Postuar në 11 Nëntor, 2016 05:38

Julian Asssange, themelues i WikiLeaks ka ngarkuar së fundmi avokatin e tij, Barry Pollack, të kërkojë një përgjigje zyrtare nga prokurorja e Përgjithshme e ShBA-së, Loretta Lynch rreth statusit të hetimeve ndaj tij.

Në letrën e tij, Pollack sjell ndër të tjera si shembull edhe trajtimin që FBI-ja i bëri pretendimeve për shkelje të ligjit nga ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. Sipas Pollack, drejtori i FBI-së, Comey argumentoi se në ngritjen e një akuze duhet marrë parasysh konteksti i veprimeve të personit, duke nënvizuar me këtë rast se Clinton nuk ka patur në asnjë rast synime kriminale, apo të ndihmojë armiq të ShBA-së. Analogjikisht, themeluesi i WikiLeaks pretendon se në raportimet e tij, ai nuk ka patur për qëllim që të ndihmojë armiqtë e ShBA-së, por të bëjë publike të dhëna që janë interes publik. Pollack shton se riprodhimi i lajmeve të ËL-së nga media të treta konfirmon saktësinë e tyre dhe qëllimet e vërteta që kanë të bëjnë me informimin.

Nuk është pa vend të mendohet se lëvizja vjen si një kujtesë edhe për Donald Trump, që u ndihmua shumë gjatë fushatës presidenciale nga publikimet e WikiLeaks. Përtej këtij fakti, Assange kërkon të marrë vesh se në cilën pikë janë hetimet dhe kësaj radhe, me precedentin Clinton, akuza e ka të vështirë të mbajë pezull një hetim që ka vite që vazhdon. Të paktën jo pa kosto në kredibilitetin e vet,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.