Shfuqizimi nga Kushtetuesja, amulli dhe shumë pikëpyetje mbi zbatimin nga ATP të ligjit të pronave

Postuar në 10 Nëntor, 2016 18:27

Edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi dy pika të nenit 6 të Ligjit për trajtimin dhe kompesimin e Pronës, Drejtoresha Agjencia e  Trajtimit të Pronës tha se kompesimi i pronave do të vijojë sipas formulës së qeverisë të lënë në fuqi nga Gjykata Kushteuese, e cila parashikonte vlerësim sipas statusit që pa patur prona në momentin e shpronësimit.

“Aty ku prona është e lirë i kompensohet fizikisht dhe e plotë pronarëve, natyrisht vlerësuar sipas ligjit të ri. Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 5 nuk sjell asnjë pasojë lidhur me metodologjinë e vlerësimit financiar të pronave të njohura për kompensim”, tha Sonila Qato, drejtoresha e ATP.

Por  si  një nga ankimuesit e ligjit të pronave, Partia Republikane thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ndryshon në themel ligjin, pas me rrrezimin e pikave 3  dhe 5  të nenit 6 Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjithë nenin që bënte vlerësimin e pronës sipas gjendjes së saj në vitin  1945 pa marrë parasysh transformimin dhe gjendjen e saj aktuale sot.  

Ndaj dhe kërkon nga Agjencia e Kompensimit të Pronave duhet të ndërpresë menjëherë  shqyrtimin e vendimeve.  “Agjencia të ndërpresë punën derisa të amendohet nga parlamenti dhe Kushtetuesja të zbardhë vendimin, në të kundërt çdo vendim është nul. Rrëzimi e ndryshon në themel ligjin, e hedh poshtë , nuk bëhet vlerësim në baze të gjendjes në vitin 1945”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.