Ky nuk është kryeministri i PD-së, por i 1 milionë shuplakave. Dikush duhet t’ia kujtojë

Postuar në 10 Nëntor, 2016 12:45

Kjo është një pjesë e fjalës së kryeministri Edi Rama sot në parlament. Nuk është e sigurtë se ku mund të klasifikohet kjo lloj çaprashitje, pasi shumëkush në Shqipëri pret një qëndrim nga qeveria për zgjedhjen e presidentit të ri në SHBA. Për faktin se është zhvillim i rëndësishëm, por edhe sepse kryeministrit shqiptar i hëngri vetë kurrizi për të bërë deklarata që përndryshe mund të shmangeshin.

Edi Rama thotë se ka kritikuar kandidatin republikan. Edi Rama po gënjen: nuk është kritikë të thuash se “mos e dhëntë Zoti të zgjidhet Trump”, apo se “Trump është kërcënim për qytetërimin dhe SHBA”. Kjo është akuzë, distancim me natyrë ideologjike.

Kryeministri ka shumëçka në dorë, por ai nuk përcakton dot axhendën politike të botës, ndaj së cilës mundet vetëm të ngjitet si shushunja që paraziton me bekimin e ndonjë të madhi.

Një qëndrim pra i detyrohet edhe qytetarëve të shumtë, jo vetëm PD-së me të cilën ky njeri ndihet komod sepse ndjen epërsi. Ky është kryeministër i të gjithëve, i 1 milionë shuplakave e jo vetëm i PD-së.

Më poshtë fjala në Parlament:

Dje morëm një lajm që po të kishte ardhur në kohën e qeverisë së vjetër, kushedi se çfarë mitingu festiv do të ishte bërë në kohë shiu…. Po këtij lajmi, qeveria e vjetër nuk ju gëzua, përkundrazi, nuk latë kanal, banak e portal, për të më shpallur mua armikun e presidentit të sapozgjedhur në SHBA.

Fillimisht lejomëni të ndalem tek lajmi i mirë që morëm dje. Dje morëm rekomandimin pozitiv dhe pa kushte, të KE-së, për Këshillin Europian. Aq pozitiv ishte rekomandimi saqë nuk e mjegulloi dot as kryetari cehre prishur i PD-së, as heshtja e liderit të PD-së, që poston qëndrime për sjelljen e një kryeplaku në një fshat që si dihet as emri… dhe sigurisht as fytyra e rropatur e Shvejkut që sapo erdhi… (i referohet Berishës)

Kemi qenë këtu në këtë vend në të gjitha ditët dhe javët që pararendën hapjen e negociatave, dhe e kemi dëgjuar sesa shumë kushte thonit se do i viheshin vendit, sesi kanabisi do të sihte kusht themelor, sesi qeveria teknike do të ishte dhe të tjera broçkulla që zihen përditë në kazanin e shqupit… Por çfarë ka thënë Komisioni Europian? Ka rekomanduar hapjen e negociatave, që 3 vite më parë dukeshin një mision i pamundur…

Ligjin e vettingut e kanë bllokuar këta, e kanë cuar këta në Gjykatën Kushtetuese në përpjekjen e turpshme për ta shpallur antikushtetues, po rropaten ditë natë që sido që të vijë puna, edhe pasi të shprehet Komisioni i Venecias, këta ta rrëzojnë sërish. Kjo shumicë, është 100% në mbështetje të ligjit dhe të gatshëm që të fillojmë zbatimin e Vettingut.

Po ashtu raporti i Progresit është një poasqyrë shumë e qartë ku duket gjithë deformimi i përpjekjes së propagandës së shfrenuar tuaj. Mjafton të lezosh kapitullin për ekonominë për të kuptuar se cili është opinioni i një gjykatësi shumë rigoroz, dhe saa larg janë nga ky opinion, të gjitha opinionet që shprehen këtu nga ju, të këtyre që e rrënuan ekonominë dhe sot përpiqen ta përshkruajnë me ngjyrat më të zeza.

Fitoren e kandidatit republikan dje e projektuat, sikur kishit marrë kokën time në tepsi, nga fronti i luftës. Nuk është hera e parë që mblidhet një tufë prej atyre që quhen “karangjollë të pagdhendur”.

Unë flas për Kosovën në Beograd dhe për marrëdhënie me Serbinë, karangjollët më hidhen në fyt sepse sipas tyre bëj karagjozin. Unë flas për çështjen çame dhe ato më akuzojmë për primitivizëm patriotik, që kërkoj të heq vëmendjen nga situata në vend… një vendi dhe situate që dje mori rekomandimin pozitiv për të hapur negociatat.

Unë flas për një kandidat që shprehet për emigrantët, për Kosovën etj, karangjollët fillimisht nuk thonin asgjë… sepse ishin shumë të zënë me kongresin e kandidates tjetër… Sepse presidentja e ardhshme e Amerikës nuk më donte mua, por këta.

Unë kam kritikuar në fakt një kandidat republikan… kurse këta më kritikojnë mua, sikur të jenë çunat e lagjes që sapo u ka dalë vëllai i madh nga burgu dhe të thonë shife se çfarë do tët bëjmë ne ty!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.