Dëshmitë e oficerëve britanikë: Partizanët bastisën shtëpi civilësh në Tiranë e Shkodër me mbarimin e luftës

Postuar në 09 Nëntor, 2016 12:08

Oficerët britanikë të ndërlidhjes (SOE) që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri kanë prodhuar një dokumentacion me dhjetëra mijëra faqe, i cili aktualisht gjendet i gjithi i hapur në Arkivin Britanik. Shumë prej oficerëve patën mundësi të punojnë gjatë luftës me kreun e Brigadës së Parë, Mehmet Shehun, duke dokumentuar sjelljen e forcave partizane në përfundim të luftës. Gazeta "Panorama" ka publikuar dëshmi që japin një këndvështrim të luftës nga ajo që podhoi për vite të tëra historiografia komuniste dhe përshkruajnë prologun e asaj që do të ndodhte për 45 vitet që do të pasonin.

Majori Thornton, 22 nëntor 1944, Tiranë

Në një dokument sekret të datës 22 nëntor 1944, një major tjetër britanik Thornton raportoi se situata po kthehej në dramatike për shkak të terrorit të filluar ndaj kundërshtarëve të supozuar politikë. “Shkohet shtëpi më shtëpi dhe në mënyra drakoniane u kërkohet banorëve të marrin pjesë në takimet e Partisë. Pëshpëritet fushatë pro Rusisë dhe kundër aleatëve perëndimorë. Ka një kontroll të egër ushtarak me shtetrrethim dhe sekuestrime pronash, me përjashtim të atyre që kanë letra të partizanëve. Kështu mund të jetë çdo kryeqytet një javë pas largimit të gjermanëve”, raportoi Thornton në datën 22 nëntor 1944.

Kapiteni Durcan, 11 Janar 1945, Shkodër

Partizanë me uniformë shkojnë shtëpi më shtëpi pa asnjë dallim dhe kërkojnë para, ushqime, radio, rroba, makina shkrimi, makina, mjete dhe makineri pune të ndryshme. Këto masa po shkatërrojnë privatësinë e familjeve, po rrisin koston e jetesës së tyre dhe nuk po lihen të qeta. Fola në qytet me një piktor, me një shitës dyqani, murgeshë, punëtor, mjek, drejtor shkolle, hotelier, punonjës librarie dhe një rrobaqepës. Më thanë: ‘Ne s’mund të vazhdojmë më kështu! Pse britanikët nuk vijnë? Ne nuk mund të jetojmë kështu!’”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.